Gianni De Biasi

Sport

Rikthehet De Biasi: S'kam asnjë këshillë për Ançelotin, ndërsa për Hysaj...

20 Shtator 2018, 19:56| Përditesimi: 20 Shtator 2018, 20:00

  • Share

ITALI- Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi, i ftuar në Radio Marte është rikthyer për të komentuar futbollin italian.

Në komentin e tij, De Biasi është shprehur se Seria A është e balancuar edhe pse duket sikur Juventusi është në avantazh të të gjithëve.

Më tej ai ka folur edhe mbi mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, për të cilin ka pasur disa sugjerime se si mund të arrijë maksimumin e formës.

Serie A? Kampionati është në një farë mënyre i balancuar edhe pse duket se Juventusi është në avantazhin e të gjithëve.

Një këshillë për Ançelotin? Nuk do t’ia lejoja vetes, ai ka të gjitha mundësitë për të menaxhuar situatata që po ndodhin te Napoli. Ndeshja në Beograd ishte e pafat për ta pasi luajtën mirë.

Ndeshja e radhës me Torinon? Torino ka një ekip të mirë dhe të njëjtin trajner që ka pasur vitin e kaluar, i cili e di mirë se çfarë duhet të bëj.

Hysaj? Është një lojtar i mirë që shtyn mirë përpara. Duhet që të përmirësojë topat që hedh në zonë dhe pasimin e fundit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?