Bota

Rikthehet Ebola, OBSH shpall emergjencë botërore shëndetësore

18 Korrik 2019, 14:21| Përditesimi: 18 Korrik 2019, 14:57

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi virusi vdekjeprurës Ebola në Kongo vazhdon të përhapet

Prej virusit vrastar, që nga muaji gusht i vitit të kaluar, kanë humbur jetën1,700 njerëz, gjë e cila ka krijuar panic në radhët e OBSH.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundshme të epidemisë.

Në vitet 2013-2016, prej Ebola në Afrikën Perëndimore humbën jetën 11 310 njerëz.

Ebola konsiderohet si një prej epidemive më të rrezikshme që është përhapur me shpejtësi në disa vende të Afrikës Perëndimore. Origjina e virusit është e panjohur por besohet se majmunët janë “rezervuar” i virusit.

Virusi Ebola përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore ose me objekte të kontaminuara nga dikush i sëmurë me sëmundjen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?