Elvana Gjata

VIP & Spektakël

Rikthehet Elvana Gjata! Bën veprimin që nuk pritej në rrjetet sociale (Foto)

31 Janar 2019, 16:45| Përditesimi: 31 Janar 2019, 16:52

  • Share

Elvana Gjata nuk është bërë e gjallë në rrjetet sociale që prej ngjarjes që ndodhi në ish-Bllok ku u përfshi edhe i dashuri i saj. Mirëpo së fundmi këngëtarja është futur në profilin e saj dhe ka bërë disa veprime. Ajo ka fshirë dy fotot e fundit që kishte postuar para disa muajsh.

Profili i Elvana Gjatës

Më tej Elvana shihet që ndër veprimet e fundit ka filluar të ndjekë këngëtarin Sfera Ebbasta. Mbrëmjen e 4 tetorit të këtij viti, në lokalin “Monopol” në zemër të Ish-Bllokut në kryeqytet, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes.

Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana gjata, por në mënyrë ekskluziveReport Tv” siguroi dëshminë e Gjatës, e cila hodhi dritë mbi një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari. Dizdari është kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, teksa aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

Komento

Komente

  • anonim: 01/02/2019 17:09

    wow cfar lajmi.Falemderit ReportTV per kete lajm sepse nuk me zinte gjumi hahahaha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?