Nën atmosferën e këngëve dhe valleve “Festa e grurit” ka bashkuar për të disatin vit radhazi fermerë, prodhues, artistë dhe vizitorë në fshatin Pojan të Fierit. Megjithatë ata kanë folur edhe për mungesën e tregut të shitjes së prodhimit
Korrja e grurit dhe Buka e re janë festuar për të disatin vit rradhazi duke bërë bashkë fermerë, prodhues, banorë dhe artistë në atë që quhet “Festa e Grurit” në Pojan, të Fierit.
Nën atmosferën e këngëve dhe valleve popullore traditës së përvitshme kulinare nuk i mungoi panairi i bukës se grurit të ri, prodhimet vendase dhe gatime tradicionale.
Pjesë e atmosferës festive është bërë dhe parada e autokombanjave, mjeteve korrëse të grurit, përmes së cilës fermerët e zonës duan të mbajnë gjallë traditën e të shtojnë mbjelljen e tokave me grurë.
Sinkron
Për fermerët edhe pse prodhimi deri diku ka qenë i mbarë, problem kryesor për ta mbetet mungesa e tregut të shitjes.
“Nuk kemi ku çojmë prodhimin. Unë kam prodhimin e vjetshëm dhe nuk e kam hequr se nuk kam ku ta çoj. Rregullator në tërë botën është shteti. Nuk mbulojmë dot shpenzimet. Unë nga Pojani jam. Nuk ka treg për të shitur prodhimin. Kam prodhimin pa shitur. Sivjet është mbjellë më shumë grurë dhe prodhim ka më pak. Unë nuk kam mbjellë shumë sivjet po ata që kanë mbjellë ku ta çojnë. Faleminderit dhe tregtarëve që na e çoj çmimin 25 mijë lekë. Ai tregu është kryesor për neve”, tha një fermer.
Sipas tyre shteti duhet të luajë të shtojë vëmendjen ndaj bujqëve pasi tregtari e merr me çmimin që do dhe ata nuk përballojnë dot kostot e prodhimit.
“E marrin për pularinë me 25 mijë lekë kuintali. Sivjet unë kam mbjellë 45 hektar. Por më doli, jo pritshmëria që doja. I falenderojmë dhe tregtarët që na e çuan çmimin 25. Tregu është kryesori për neve”, u shpreh fermeri.
Origjina e “Festës së grurit” vjen nga antikiteti dhe për herë të pare u festua në vitin 2019. Ndryshe nga viti i kaluar sivjet kjo festë bëri bashkë mbi 3500 vizitorë