Rikthehet ‘Festivali ndërkombëtar i dancit bashkëkohor’! Angelin Preljocaj e nis festivalin me ‘Liqenin e Mjellmave’

21 Shtator, 19:01| Përditesimi: 21 Shtator, 19:07

  • Share

Nën udhëheqjen artistike të koreografit me famë ndërkombëtare Angelin Preljocaj, vjen në Tiranë për të tretin vit radhazi, “Festivali Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor”. Festivali nis me rikthimin e baletit klasik “Liqeni i mjellmave”.

“Ky krijim vjen në rrënojat e baletit klasik të “Liqenit të Mjellmave”. por sigurisht i ripërpunuar. E kam sjellë si një ndërthurje të baletit tradicional  me atë bashkëkohor, bazat janë thuajse të njëjta por tani çdo gjë vjen më kontemporane dhe më e zhvilluar. E gjithë krijimtaria ime e re bazohet në tri pika teksti, konteksti dhe preteksti, teksti është koreografia, preteksti është tema që kam zgjedhur dhe konteksti epoka ku ne jetojmë çdo ditë. E kam sjellë këtë shfaqje sa më afër aktuales, natyrës, asaj çka përjetojmë në përditshmëri”, thotë koreografi.

Festivali që do të mbahet deri më 12 tetor do të sjellë në Tiranë një sërw shfaqjesh të shpërndara në skena të ndryshme si Teatri i Operës dhe Baletit për t’u ndalur në atë të Teatrit Kombëtar, apo dhe në sheshin “Skënderbej”.

“Këtë vit kemi përmbledhur një programacion që ka në qendër ngjarjet evropiane e veçanërisht të vendit tuaj. E nisim me premierën këtu në opera për të vijuar me shfaqjen Korsia të koreografit Mattia Russo, me baletin Lorraine, një vëmendje të veçantë ka koreografi shqiptar Julind Dervishi me premierën “Viceversa”. do të kemi po ashtu Ermira Goron me shfaqjen “Takimet”. gjithçka është një bashkëpunim me balerinët shqiptar dhe trupën tonë”, thotë producentja Nicole Said.

Festivali nuk do të ketë vetëm larmi shfaqjesh por edhe seminare dhe masterclase.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?