Politikë

Rikthehet ‘Flasim’/ Ogerta Manastirliu e ftuara e parë e sezonit të ri të podcastit të Ramës

4 Tetor, 19:48| Përditesimi: 4 Tetor, 19:59

  • Share

Podcast-i ‘Flasim’ i kryeministrit Edi Rama do të rikthehet nesër në premierën e tij të parë për sezonin e 5.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, bën me dije se ftuara e parë për këtë sezon, do të jetë kandidatja e PS-së për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.

Rama po ashtu bën të ditur se në këtë podcast do të flitet për ministren e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, Diella.

“Nuk mbajn mend herë tjerë që kërkesat drejt zyrës time, të jenë të panumërta si këtë herë për Diellën” shprehet Rama.

Ndërsa gjithashtu Rama bën me dije se do të flasë edhe për mandatin e katërt të qeverisjes së tij.

A.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klsh: 05/10/2025 09:17

    Nderkohe qe merreni me dicka inekzistente, te paligjshme, pyeteni ish ministren tuaj te shendetesise pse ne spitalin onkologjik kane munguar 46% te ilaceve tumorale nderkohe qe tenderat dhe shpenzimet ne shentesi ishin te tejskajshme???? A keni ndonje pergjigje per te gjithe ata paciente qe gjate viteve 2021-2025 nuk kane arritur te marrin trajtim ne spitalet tona shtererore nderkohe qe luftonin me vdekjen????? Pyeteni ndergjegjen tuaj, sigurisht nese keni, per keto fakte publike dhe mos u merrni me diellen imagjinare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?