Podcast-i ‘Flasim’ i kryeministrit Edi Rama do të rikthehet nesër në premierën e tij të parë për sezonin e 5.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, bën me dije se ftuara e parë për këtë sezon, do të jetë kandidatja e PS-së për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.
Rama po ashtu bën të ditur se në këtë podcast do të flitet për ministren e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, Diella.
“Nuk mbajn mend herë tjerë që kërkesat drejt zyrës time, të jenë të panumërta si këtë herë për Diellën” shprehet Rama.
Ndërsa gjithashtu Rama bën me dije se do të flasë edhe për mandatin e katërt të qeverisjes së tij.
Komente
