Donika Prela

Rikthehet Kolegji i Apelimit! Në korrik vendoset për fatin e Donika Prelës

11 Qershor 2020, 17:00| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 17:14

  • Share

TIRANE-Kolegji i posaçëm i apelimit pritet të rikthehet javën e ardhshme ku do të merret më 16 qershor vendimi edhe për prokuroren kandidate për SPAK, Manjola Kajana.

Ndërsa në korrik do të shqyrtohet edhe ankimi i komisionerit publik për ish drejtuesen e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela.

Prela u konfirmua nga shkalla e parë e vettingut ndërsa në kolegjin e apelimit, komisioneri publik kërkon shkarkimin e saj.

Ndër seancat e radhës janë edhe ato për gjyqtaren Regleta Panajoti dhe drejtuesin e prokurorisë apelit Tiranë Dritan Peka.

Komento

Komente

  • Populli: 11/06/2020 17:22

    Aman ate edlira petrin kalojeni se gjynah iu shkakruan gjithe te dashurit e zemres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?