Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari. Për një periudhë dy mujore pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunim e të dhënave të drejtueseve të automjeteve dhe udhëtarëve.
Edhe pse udhëtarët shprehen për lëvizje të lirë gjatë gjithë vitit ata thonë se nuk pritur gjatë në kufi për kontrollin e pasaportave.
Ndërkohë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare lëvizja do të jetë e lirë, pa kontrolle për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. Pika kufitare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përpunon numrin më të madh të mjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në të dyja anët e kufirit.
Komente
