Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot rifillon programi i kontrollit mjekësor bazë falas, i cili ishte ndërprerë prej pak kohësh për shkak të pandemisë së COVID-19.
Lajmin se të gjithë shqiptarët nga 35 deri në 70 vjeç kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t’i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ky program i kontrollit mjekësor, është i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-COVID.
Si mund ta bëni atë? Duke kontaktuar mjekun e familjes suaj i cili do t’iu informoi për analizat përvitshëm që mund të përfitoni falas.
“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot rifillon programi i kontrollit mjekësor bazë falas për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid.”, shkruan ministrja në rrjetin e saj social Facebook, nga ku edhe lajmin.