Kuvendi i Shqipërisë

Politikë
Top 24

Rikthehet Kuvendi, caktohet data për rishqyrtimin e ligjit të Teatrit Kombëtar

1 Shtator 2018, 16:21| Përditesimi: 1 Shtator 2018, 16:29

  • Share

Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar projektkalendari tre javor i punimeve për periudhën 3-21 shtator.

Sipas kalendarit, më datë 13 shtator në Kuvend do të rikthehet për rishqyrtim ligji për “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar". Për diskutime do të mblidhet edhe Komisioni përkatës ai për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtine dhe Mjedisin.  

Ligji për Teatrin Kombëtar, u kthye në Kuvend për rishqyrtim nga presidenti Ilir Meta. Sipas Presidentit, ligji shkel parimet e barazisë dhe nuk është në harmoni me parimet kushtetuese. Ligji cënon parimet e Konventës evropiane të trashëgimisë kulturore, thuhet mes të tjerave në njoftim.

Presidenti Meta ka renditur 9 pika sipas të cilave, projektligji për teatrin duhet rishqyrtuar në parlament duke ngritur si shqetësim edhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 02/09/2018 09:32

    Ashtu si stadiumi qe pjesa e shkalleve ne hyrje po ndertohet sic kane qene shkallet e vjetra te veshura me gure ashtu edhe gjate ndertimit te teatrit te ri te ruhet fasada e teatrit egzistues

    Përgjigju
  • rroku: 01/09/2018 18:00

    Artistet e vertete dhe populli e do teatrin e ri ashtu si po ndertohet stadjumi, opera, amfiteatri, bulevardi, sheshi e plot te tjera por ata qe kur ishin ne pushtet dhe nuk bene as vizat e bardha ne rruge e kundeshtojne, a na falni ata bene vetem TRAPIN (trampin) e Lulit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?