Rikthehet ‘Kuvendi Popullor’, mazhoraca prezanton buxhetin në komisione dhe ndryshon emërtesën në dokumente! Gështenja: Ju mungon vetëm ylli tek logoja

11 Nëntor, 17:08| Përditesimi: 11 Nëntor, 22:34

  • Share

Deputeti i PD Lefter Gështenja në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ka ngritur si shqetësim emërtesën në dokumeta të Kuvendit të Shqipërisë në ‘Kuvendi Popullor’.

Ai u shpreh se tashmë mungon edhe ylli tek logoja.

‘Dua të ngre një shqetësim serioz për menyrën si është prezantuar ky projekt buxhet. Megjithëse kjo mazhornacë e ka treguar vullnetin për t’a çuar këtë vend në një sistem monopartiak duke i marrë të gjitha pushtetet.  Për të ardhur keq, por në dy dokumente zyrtarë të këtij buxheti kemi: Lista e njësive buxhetore shpenzuese, institucioni i parë është presidenca, i dyti Kuvendi Popullor. E njëjta gjë edhe tek lista e projekteve të investimeve, institucioni i  parë presidenca, dyti Kuvendi Popullor’. Nëse ka ndryshuar emri i Kuvendit të Shqipërisë në Kuvendi Popullor, na i thoni, t’na bëhet me dije. Nuk besoj se është lapsus, por siç thotë populli vete gjuha ku dhemb dhembi.  Vendosni dhe yllin tek logoja dhe jeni në rregull. Unë e di që është Kuvendi i Shqipërisë, emërtesë e ndryshuar në parlament. Nëse ju keni vullnet dhe dëshirë ta ndryshoni, shenjat i keni dhënë’, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/11/2024 02:56

    Sipas logjikes se Geshtenjes,i bie qe edhe Abraham Lincoln paska qene komunist kur deklaroi:/...that govenment of the people,by the people,for the people shall not perish from the earth/!! Eshte karakterizim i demokracise o Geshtenje e papjekur t'a quash nje qeveri te popullit,apo nje kuvend popullor,apo ju do te preferonit me mire te quhej ai i Shqiperise /Kuvendi i hajduteve.krimineleve dhe te paafteve/?! Po te jete fjala per kete emertim,jam 100 % dakord me ju,se e meritoni plotesisht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?