Foto nga filmi 'Clueless'

Lifestyle

Rikthehet moda e viteve '90...veshja që i ka rezistuar kohës

14 Nëntor 2019, 18:20| Përditesimi: 14 Nëntor 2019, 18:32

  • Share

Mbani mend kur kostumi i verdhë me kuadrata i Cher e ktheu korridorin e shkollës së mesme në një 'katastrofë' shikimesh?

Në vitet '90 filmat më të preferuar ishin me adoleshentë: një kokëfortë si Julia Stiles në "10 Things I Hate About You", Sarah Michelle djallëzorja në "Intentions Cruel", "një dinake si Reese Witherspoon në" Choise".

Sipas CNN, më jetëgjata ishte Cher e Alicia Silverstone në filmin "Clueless".

Ajo u kthye në ikonë mode për të gjithë adoleshentët dhe të gjithë kërkuan të kishin një veshje si të saj.

Dolce & Gabbana e bëri të vetën veshjen duke i shtuar çorape të gjata deri mbi gju.

I gjithë filmi tregon pjesë të  modës së viteve '90.

Një fustan i bardhë Calvin Klein për  në mbrëmje,  një xhaketë e stilit '80 dhe pantallona të gjera për një ditë jashtë pazar, një fustan i kuq  Alaia apo një xhaketë për në shkollë.

Përvjetori i 25-të që do të mbahet në vitin 2020 ka shfaqur një valë nostalgjike te filmit "Clueless".

Vjeshtën e kaluar, markat e modës duke përfshirë Urban Outfitters dhe Forever 21, shitën xhaketa me kuadrata të verdha.

Në fillim të këtij viti, marka e atlete K-Swiss nxori  ​një linjë këpucësh "Clueless", të cilat lexonin "Sikur!" në thembra.

Në këngën "Fancy" të Iggy Azalea, këngëtarja dukej si Cheri në film.

Edhe në ditët e sotme kemi një rikthim të viteve '90, ku të gjitha vajzat i preferojnë këmishat, xhaketat apo kostumet me kuadrata.

Marka e atleteve K-Swiss

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?