Pas disa ditëve me reshje shiu dhe shtrëngata, kthehet moti me diell në vend. Gjatë ditës së sotme, do të ketë më së shumti orë me diell dhe vranësirat pritet të jenë kalimtare.
Era do të jetë me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, duke bërë që valëzimi në det të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në zona malore 1 deri 18°C, në zona e ulëta 3 deri 23 °C, në zona bregdetare 7 deri 24 °C.
Komento