Murale me portretin e Ismail Kadaresë, në zonën e ish Stacionit të Trenit në Tiranë

Rikthehet Mural Fest, portreti i Ismail Kadaresë përjetësohet në një pallat në Tiranë: Veliaj: Murale e mrekullueshme

1 Shtator, 16:59| Përditesimi: 1 Shtator, 17:14

  • Share

Ka nisur edicioni i gjashtë i Mural Fest Tirana, me pjesëmarrjen e artistëve nga 11 shtete të ndryshme të botës. 
Një prej veprave të realizuara për këtë edicion është dhe përjetësimi i portretit të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foton e murales së realizuar në një pallat në këtë zonë, pranë ish-stacionit të Trenit. 

“E gjeni dot se ku po realizohet kjo murale e mrekullueshme e Ismail Kadaresë në Tiranë?”, ka shkruar kryebashkiaku. 

Vepra është realizuar nga piktori me famë ndërkombëtare Maximiliano Bagnasco. Ky është edicioni i gjashtë i ‘Mural Fest’ në Tiranë, organizuar nga drejtori i Agjencisë Dekor Tirana, Henril Çule dhe kurohet nga artisti Helidon Haliti. Këtë vit tematika është ‘inteligjenca artificiale’, ndërsa pjesë e projektit janë 14 murale, teksa 80% e artistëve janë vajza.

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/09/2024 00:47

    Edhe mua me pelqen,duket si i gjalle.

    Përgjigju
  • Ĺuli: 01/09/2024 21:43

    Fantastike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?