Paul Pogba zyrtarisht është jashtë Botërorit që nis në 20 nëntor. Lojtari i kombëtares franceze vuan një dëmtim në gju, teksa një javë më parë u rikthye në stërvitje me ekipin e tij, Juventus. Kur dukej se 29 vjeçari do ishte gati për Allegrin në përballjen me Inter këtë fundjavë, një dëmtim tjetër në gju gjatë stërvitjes do e mbajë jashtë edhe për të paktën tre javë.
Mediet ndërkombëtare raportojnë se mesfushori nuk do jetë pjesë e "Gjelave" për në Katar, me Deschamp që nuk do e grumbullojë. Kujtojmë se edhe Kante në mesin e fushës nuk do jetë për Francën. Këtë periudhë shumë kombëtare futbolli janë kushtëzuar nga dëmtimet, me big-ët e futbollit që nuk do kenë të gatshëm disa nga lojtarët më të mirë.