Rikthehet në gjykatë '21 janari', Garda-Prendit e Llupos: I vratë ju! Dëmshpërbleni tre nga katër viktimat

2 Nëntor 2018, 18:21| Përditesimi: 2 Nëntor 2018, 23:40

  • Share

TIRANË- Ndrea Prendi ish-kreu i gardës dhe vartësi i tij Agim Llupo duhet të përgjigjen për dëmshpërblimin ekonomik të tre nga katër viktimave të 21 janarit 2011. Padia civile është depozituar nga juristët e gardës në gjykatën e Tiranës pak ditë më parë ndërsa seanca është planifikuar të mbahet më 6 nëntor 2018.

Garda e Republikës rikthen sërish procesin e 21 Janarit në gjykatën e Tiranës duke i kërkuar ish kreut të saj Ndrea Prendit dhe Gardistit Agum Llupo të kthejnë në arkën e gardës faturën prej 2.1 milion euro që Garda ka paguar si dëmshpërblim për viktimat e 21 janarit.

Burime për Report Tv bënë me dije se padija civile është depozituar në gjykatën e Tiranës me objekt shkaktim dëmi dhe të paditur janë dy ish gardistët mes tyre dhe Prendi, ish-drejtues i grupit të zjarrit më 21 janar.

Paditët sipas burimeve për Report Tv janë bërë të veçuara dhe ndër 4 viktimat dëmshpërblimi kërkohet vetëm për 3 prej tyre që sipas Gardës janë faktuar se u ka ardhur vdekja nga arma e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Ndërsa për Aleks Nikën sqaruan burimet ende nuk është identifikuar me një vendim gjykate autori i vrasjes e për këtë shkak paratë e paguara ndaj tij mbeten ende pa kompensim.

Më 5 nëntor 2018 zhvillohet seanca e parë në gjykatën civile tiranë ku garda e republikës do të përfaqësohet me juristët e saj ndërsa nuk dihet nëse pala e paditur Ndrea Prendi do të jetë apo jo prezent në këtë proces civil.

Për viktimat e 21 Janarit Ndrea Prendi u dënua me 1 vit burgim nga drejtësia shqiptare ndërsa vartësi i tij Agim Llupo me 3 vite burgim, pasi u gjetën fajtor për jetët e humbura të Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe pa autor mbetet vrasja e Aleks Nikës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tori: 03/11/2018 06:47

    Ai qe demton duhet te c`demtoj.Pra per demin e shkaktuar dikush duhet te paguaj demin.Kjo praktike ligjore ekziston ne cdo vend te botes,pervec se Shqiperis.Ne fund te fundit demi do paguhet nga ai qe dha urdherin per ekzekutimin e demit te kryer.Qarte.

    Përgjigju
  • Ypp xhixhi yppp: 03/11/2018 02:13

    Po vijne votimet o burra te dukemi, se po humbem mbaruam .Sharlatani Rama akuzonte berishen tani po ha me te njejten luge ne kazanin e berishes.Olsi u be pronar i partizanit me nenshtetesi amerikane pa shkolle e pa kualifikim por vetem se eshte vella me "kryehajdutin" harrova kryeministrin.

    Përgjigju
  • Dita: 02/11/2018 22:54

    Cfare nuk po degjojme?!?! Ajo ishte mje komande shteterore per te gjuajtur. Ato u denuan. Tani kjo e padegjuar te paguajne demshperblimin ...

    Përgjigju
  • zzzzz: 02/11/2018 19:40

    kjp praktike duhet te vendoset e te praktikohet edhe ne ligj per kedo qe demton interesat e shtetit duke i shlyer e te mos mjaftohen vetem me denime morale e heqje nga puna por me chash....!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?