Fabio Ochoa Vasquez

Bota

Rikthehet në Kolumbi bosi i drogës dhe bashkëpunëtori i Escobar

24 Dhjetor 2024, 13:42| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 13:46

  • Share

Një nga themeluesit e kartelit të drogës së Medelin është rikthyer në Kolumbi, pasi vuajti më shumë se 20 vite në burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dënuar për trafik droge.

Fabio Ochoa Vasquez, tashmë 67 vjeç, u deportua nga qeveria amerikane dhe mbërriti në Bogota të Kolumbisë të hënën. 

“Në mbërritjen e tij në Bogota, zyrtarë të emigracionit kontrolluan gjurmët e gishtërinjve të Ochoas përmes bazës së të dhënave të tyre”, njoftoi agjencia e emigracionit e vendit.

Ochoa ishte një prej pjesëtarëve themelues të kartelit të njohur dhe kishte qenë gjithashtu një toger i lartë i bosit famëkeq të drogës, Pablo Escobar.

Karteli i Medellin dominoi në tregun e kokainës dhe zhvilloi një fushatë të dhunshme kundër shtetit kolumbian përpara se Escobar të vritej në vitin 1993.

Pas konfirmimit të autoriteteve se ai nuk ishte më një person në kërkim, Ochoa u bashkua sërish me familjen e tij.

Foto: Fabio Ochoa Vasquez duke u shoqëruar nga policia, 1990

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?