Rikthehet në Lezhë pas 3 dekadash në emigrim piktori Gjergj Kola! Artisti sjell një ekspozitë në portret e peizazh  

17 Tetor 2022, 18:56| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 19:07

  • Share

40 punime në pikturë, mes tyre portrete dhe peisazhe të piktorit Gjergj Kola janë sjellë përmes një ekspozitë në hollin e Bashkisë Lezhë. Një përmbledhje pune mbi 31 vjecare larg Shqipërisë, artisti sjell në ekspozitë tematikën e emigracionit.

Historia e një pune mbi 31 vjeçare në emigracion në Itali erdhi e përmbledhur përmes 40 pikturave, portret dhe peisazh të piktorit Gjergj Kola në një ekspozitë në hollin e Bashkisë Lezhë.

3 dekada larg Shqipërisë, piktori lezhjan Gjergj Kola që jeton prej vitesh në Itali, rrëfen emocionet për çeljen e ekspozitës dhe se sa shumë i lidhur është me artin e tij.

“Shoh një vlerësim maksimal për punën time. Kjo është një pjesë e një koleksioni që familja Gjon Hila disponon dhe përfaqëson punën time 31 vjeçare jashtë kufirit të Shqipërisë.’- tha piktori.

Vlerësim të lartë për talentin dhe punë e bërë nga piktori Kola dhanë dhe  kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe ai i Limones në Itali, Franceschino Risati

 “Gjergj Kola është një ndër piktorët e njohur dhe të spikatur. Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita nëpër Europë dhe ka bërë që arti i Lezhës të marrë vlera edhe jashtë kufijve.- tha Pjerin NDREU Kryetar i Bashkise Lezhe

Franceschino RISATTI Kryetar i Bashkise Limone Del Garda “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu sonte. Me mbi 90 ekspozita vetjake e kolektive, arti dhe punimet e piktorit Gjergj Kola janë vlerësuar dhe prezantuar në muzemuet me presitgjoze në botë, mes tyre  Muzeu i Louvrit në Paris, galeria e Skyptyr në Londër, në Barcelonë etj

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?