Fundjava shton fluksin e pasagjerëve në portin e Vlorës. Me tragetin e linjës Brindisi-Vlorë ka ardhur një numër i lartë udhëtarësh. Me hapjen e kufijve ka nisur të kthehet drejt normalitetit lëvizja e pasagjerëve ku kresisht lëvizin shtetas italianë që kanë punuar në Shqipëri dhe shqiptaret rezidentë që u bllokuan gjatë karantinës.
"Po kthehemi ngadalë në normalitet. Sot ka qenë fluksi më i madh, kanë ardhur 234 pasagjerë. Që nga hapja dhe deri tani kanë hyrë 494 pasagjerë, 47 mjete të mëdha dhe 57 mjete të vogla", tha shefi i përpunimit te trageteve, Festim Skendaj.
Autoritetet portuale kanë marrë të gjitha masat që lëvizja të kryhet duke respektuar protokollin anticovid. Ndërsa Shefi i përpunimit te trageteve thotë se pas hapjes së kufijve në korrik pritet që fluksi i udhëtarëve të jetë akoma më i lartë.
"Qoftë policia qoftë dogana, qoftë forca portuale e sigurisë zbatojnë të gjitha udhëzimet që janë dhënë për mbrojtjen nga koronaavirusi. Presim që pas 1 korrikut po filloi lëvizja e lirë të kthehemi në normalitet", tha Skëndaj.
Që prej ditës së hënë lejohet të udhëtojnë drejt Italisë vetëm shqiptarët rezidentë si dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë drejt porteve italiane. Ndërsa për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë pritet vendimi i BE për hapjen e kufijve.