Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

19 Prill, 15:42| Përditesimi: 19 Prill, 16:09

  • Share

Panairi “Ditët e Bujqësisë” rikthehet në datat 24-26 Prill në Lushnje nën organizimin e Iceberg Exhibitions dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkisë Lushnje dhe shumë institucioneve, organizatave e kompanive të tjera. Ky panair me pjesëmarrjen e rreth 80 kompanive nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania etj. mirëpret mijëra vizitorë të interesuar për tu njohur me zhvillimet më të reja të sektorit.

Në edicionin e tij të fundit, panairi mori vëmendjen e personaliteteve më të rëndësishme të vendit të cilët e vizituan panairin gjatë tre ditëve dhe bënë takime me ekspozuesit vendas dhe ata të huaj ndër të cilët edhe Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama. Edhe këtë vit do ti bashkohen Ceremonisë Zyrtare të panairit në datën 24 Prill, Ora 12:30 personalitetet më të rëndësishme të vendit si Znj. Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Malit të Zi etj.

Kompani të ndryshme si prodhues produktesh bujqësore dhe blegtorale, inpute e fertilizantë, fidanë, makineri bujqësore etj. do të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre përpara një audience të gjerë. Fermerë të shumtë do të bëhen pjesë e panairit si vizitoret kryesorë por jo të vetmit. Në panair pritet të marrin pjesë dhe shumë vizitore nga Tirana dhe vende të tjera të Shqipërisë dhe rajonit për të vizituar stendat dhe zonën e ekspozimit por edhe për të marrë pjesë në konferenca e forume, seksione informative me panelistë vendas dhe të huaj. Informacione te përditësuara mbi sektorin e bujqësisë si tendencat globale të sektorit do të trajtohen gjatë këtyre paneleve të cilet do të marrin vëmendjen e shumë profesionistëve e qytetarëve të interesuar, mediave, institucioneve etj.

Objektivat kryesorë të panairit janë: nxitja e bashkëpunimeve të reja në bujqësi, rrjetëzimi i fermerëve dhe ekspertëve të sektorit me marka ndërkombëtare dhe me aktorët kryesorë të cilët ndikojnë zhvillimin e sektorit. Jo më pak e rëndësishme, informimi dhe ndërgjegjësimi për temat kryesore që janë në thelb të zhvillimit të bujqësisë të tilla si, bujqësia e qëndrueshme, çertifikimet e produkteve bujqësore, standartet ndërkombëtare etj.

Vlera e vërtetë e panairit është organizimi i një aktiviteti gjithëpërfshirës dhe ky është synimi kryesor i panairit “Ditët e Bujqësisë”, të shërbejë si një vend për të gjithë, për të marrë atë çfarë kanë nevojë.

Panairi “Ditët e Bujqësisë”, do të jetë i mbushur me tre ditë aktivitete, tre ditë festë për bujqësinë në të ashtuquajturin “kryeqytetin” e bujqësisë”, në Lushnje. Zona që mban peshën kryesore të sektorit në Shqipëri. Kujtojmë se bujqësia kontribuon në 20% të PBB për vendin tonë dhe ka një vlerë të jashtëzakonshme si një ndër shtyllat e ekonomisë së vendit. Gjithë sytë janë tek bujqësia dhe nën moton “Kultivo të Ardhmen” presim që panairi “Ditët e Bujqësisë” të përcjellë vlerat e një organizimi me standarte ndërkombëtare dhe të shtojë vlerë për të gjithë pjesëmarrësit.  

Mbështetësit kryesorë të këtij panairi janë: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Lushnje, Vodafone Albania, Lufra, GIZ Albania me projektin SRD, Risi Albania, Agrimatco Albania, MBM Company, Agrocon, KOJA, Inda shpk, NOA dhe Austria Praemix.

Iceberg Exhibitions| [email protected] | +355694063909

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?