Turistët që do të zgjedhin për të vizituar Lezhën do ta kenë më të lehtë gjetjen e vendeve atraktive të saj, pasi shumë shpejt do të botohet guida turistike. Ky material promovues i mungonte Lezhës prej 21 vitesh.
Pas 21-vitesh mungesë, Lezhës do t’i rikthehet guida turistike. Ky material promovues është rinovuar nga ekspert të fushës dhe do të botohet brenda muajit gusht, për t’ju ardhur në ndihmë vizitorëve që duan të eksplorojnë këtë rajon që ofron turizëm gjithëvjetor.
Një nga hartuesit e guidës turistike të Lezhës Zef Imeraj, thotë se kjo pasaporte turistike do të përmbajë element mjaft të rëndësishëm promovues.
‘Do pasqyrojë transformimin e jashtëzakonshëm turistik të Lezhës, e cila jo më kot qysh herët është quajtur e përkëdhelura e natyrës. Dhe këtë Lezhë ne do ia sjellim të gjithë qytetarëve që përmes guidës kudo në glob të shohin Lezhën dhe atë që ofron, duke i dhënë mundësinë asaj për turizëm elitar. Elementi që futet për herë të parë është turizmi floristik.’- tha Zef Imerja ekspert mjedisi
Guida Turistike e Lezhës po realizohet me mbështetjen e biznesit vendas dhe Bashkisë, me synim prezantimin dhe promovimin sa më shumë të këtij rajoni me potencial të jashtëzakonshëm turistik që mirëpret përgjatë gjithë vitit mijëra turistë të huaj e vendas.