‘Rikthehet’ pas 32 vitesh orkestra simfonike e Shkodrës, dirigjenti: U realizua ëndrra e shumë brezave

20 Janar 2023, 16:28| Përditesimi: 20 Janar 2023, 16:36

  • Share

Pas 32 vitesh mungesë mbrëmjen e së enjtes u luajtën notat e para muzikore të trupës së Orkestrës Simfonike të Shkodrës e cila rinisi punën në ambientet e Qendrës Kulturore "Kujtim Alija”. Instrumentistë, kori polifonik dhe solistët lirikë e ata modernë iu bashkuan formacionit të Orkestrës frymore nën dirigjimin e mjeshtrit të skenës Jetmir Barballushi.

Është një moment historik për Shkodrën por edhe për të gjithë Shqipërinë sepse do të shkoj në atë vend që i takon dhe që e meriton. Kjo natë hapi sot rrugën për të krijuar orkestrën simfonike të Filarmonisë së Shkodrës. Shkodra do shkoj në ato nivele që i takon të shkojë”, tha ai.

“Është një moment emocional që pas 32 vitesh rikthejmë Orkestrën simfonike. Siç e shihni dhe angazhimi i të gjithë trupës është maksimal. E them që ky është një realizim ëndrre i shumë brezave”, tha Brunilda Lleshi, përgjegjëse e artit.

Një moment historik dhe vazhdim i një tradite kulture e quajtën dy muzikantët Gjon Shllaku dhe Markelian Kapidani filllimin e punës së orkestrës simfonike.

“Është një natë emocionuese dhe historike. Është vazhdimësia e diçkaje të madhe e cila do të rifillojë dhe shpresoj të jetë edhe më e madhe seç ishte përpara”, u shpreh Shllaku.

“Kjo është rikthim i një tradite të kutivume që nga Preng Jakova. Ma në fund po kthemi aty ku e lanë kolegët tanë muzikantë, për të rrimarrë rrugën e artit që i përket qytetit tonë Shkodrës”, tha Kapidani.

Orkestra Simfonike e Shkodrës pritet të ketë premierën e saj të parë në muajin mars.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • epo kjo pune: 20/01/2023 18:20

    shkodra heroike me partine demokratike... PSE e prishet orkestren 32 vjet me pare, apo komuniste!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?