Pas shumë vitesh ky bujk 82-vjeçar në Fishtë të Lezhës e ka ndaluar mjetin bujqësor, duke u kthyer pas në kohë. Ndue Fuga i njohur ndryshe me nofkën "Nufi" e ka zëvendësuar zetorin me kafshët për të punuar tokën.
Çmimi i lartë i karburantit e ka detyruar të moshuarin që të sfidojë vështirësitë e të veprojë në këtë mënyrë. Ai tregon se e ka të lidhur jetesën me sektorin e bujqësisë, por që prej vitesh po haset me vështirësi të shumta.
‘Merrem me bujqësi. Por halli është se nuk e përballoj dot me këtë çmim të naftës që është sot. Me 200 lekë nafta, është shumë e shtrenjtë, pensioni im është 10000 lekë pension. Me këtë pension si mund ta përballoj çmimin e naftës. Jam detyruar me plugu me kafshë pune, me hangër një copë buke. Të ardhurat e mia nuk sillen duke punuar me gomarë, kjo është të ecësh pas. T’u mbjell me gomarë! Me kafshë do të punosh vet i dyti dhe tokën s’e punon dot ashtu siç duhet, se nuk ka forcë kafsha që të tërheqë si mjeti i punës! Halli bëka gjithçka!’- tha Fuga.
Ndue Fuga thotë se dhe çmimet produkteve që përdoren për bujqësinë kanë pësuar rritje të konsiderueshme, duke e futur në krizë të thellë këtë sektor.
‘Farat janë të gjithë të pakontrollueshme. Plehrat kimike janë shumë të shtrenjta kanë shkuar në stratosferë. Të marrësh një thes ure me 5000 mijë lek kjo është e çuditshme me një njeri që merr 10000 mijë lekë pension. Bujqësia nuk është kurrkund me këto çmime me këto gjona janë të gjithë kundër bujqësisë.’- u shpreh ai.
Në këtë situatë Fuga ka një apel për shtetin shqiptar.
‘Askush nuk po bën asgjë, sidomos këto 8 vite është mjeruar populli. Të uli çmimet për bujqësinë, t’i arsyetojë çmimet.’- tha 82-vjeçari.
Zadrima e Lezhës është një ndër zonat më bujqësore të këtij rajoni, por rritja e kostos për kultivimin e tokës po i detyron njerëzit të heqin dore nga ky sektor.
/FREZA/, mire thoni ju,por ato tallone qe propozoni per bujqit,shteti preferon t'ua jape per stalle e tagji derrave te kuvendit qe i ka vene ne majmeri.I ke pare sa marrin deputetet per strehim,dieta dhe per gaz per makina?
PërgjigjuNjë FREZË kushton 1000€ duhet dhe një 100L tollon nga shteti per cdo bujk, kete dueht të beje azhbr jo te merret fshatari me 100 letra dhe fotokopje dhe aplikime per 100kg qepë, pra cdo bujk ti jepet një FREZË falas për ata që skan mundësi dhe 100L naft/benzin cdo vit tollon nga enti rural pra duhet ndihmuar kjo gje qe te rritet prodhimi sepse gjithë Tirona dhe qyteti han nga fshati!
PërgjigjuNuk ka POLARIZINM NE BUJQESI,,,POR KETU KEMI KORRUPSION DHE FNJE PERGJEGJESI PERSONALE TE EDI RAMES QE PRISHI INDUSTRISE NXJERRESE DHE PERPUNUESE TE SHQIPERISE,,,PRISHI RAFINERINE E BALLSHIT DHE SHITI NXJERRJEN E NAFTES TEK BANKERSI. .....POPULLI TE MARRE FATET E VETA NE DORE, ,NDRYSHE DO E SHIHNI VETEN DUKE PUNUAR TOKEN ME GOMAR...
PërgjigjuPse, mund te mbash zetor me 10000 leke ne muaj?nuk e dija kete gje
PërgjigjuFatkeqësisht jetojmë në kapitalizëm ku polarizimi i shoqërisë asht evident.
Përgjigjudakort, kuptohet njeriu per mbijetese ben gjithcka, mos i stermundoni ato te shkreta kafshe, Zoti do ju vrase nje dite per ate trjatim qe i jepni, pyes.... a nuk ishta valle Lezha, vendi lu kishte me shume smartphone e tablet ? ( lajm i fresket i dites se djeshme) perse ate smartphone qe minimumi kushton 500 €, jane te pakten 300 -320 litra nafte, sa dynym toke punon me 320 litra nafte ? pa lere pastaj bluzat Guci e marca te tjera. lokalet, restorantet plot, verdallisje neper qytet me mbi 30 here shikon te njejtat makina, ( a nuk eshte konsum karnìburanti ky ?) pa dhogaritur trafikun qe krijojne duke u ndaluar pasqyre me pasyre duke kuvenduar, do Zoti e ai vend behet vetem me brezat e lindur jashte. por gjithsesi duhet te pakten edhe 150 vjte tjera.
PërgjigjuPo pse ky xhaja doli me tablet nje dite me par sipas teje? Po shko shite ti smartfonin dhe bliji naften me qe e ben llogarin e tjetrit kshu medemek ti. Ik dhe pagoji cik dhe ilacet dhe uje e drita se plot i ka 10000 lek pension ai sipas teje. Ik trgoji te zotit te hallit per hallin qe ka se ti qenke me i zoti medemek. Po ky vend nuk behet vetem nga njerez si puna jote qe ben llogarin e botes, shif o shok tenden se ngelet komunista gjith jeten, si e si duke hedh helm, ptuu njerez qe vuajn ng inferioriteti