Ekonomi

Sigurim i detyrueshëm i banesave ndaj tërmeteve, do ngrihet Fond Kombëtar! Kush nuk paguan, nuk merr shërbime publike

23 Korrik, 22:04| Përditesimi: 24 Korrik, 09:06

  • Share

Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti. Përmes projektligjit të hedhur në Konsultim nga Ministria e Financave i hartuar në Bashkëpunim me Bankën Botërore në nenin 14 thuhet se do të ngrihet 'Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet'. 

Ky fond krijohet si person juridik publik, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, ku Autoriteti Publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të Fondit, është ministria përgjegjëse për financat. 

Administratori i fondit do të emërohet me vendim të Këshillit Mbikëqyrës pas një procedure përzgjedhëse. 

Detyrimin për lidhjen e kontratës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me  qira, banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre. Ndërsa Buxheti i shtetit financon primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet për shtresat sociale në nevojë. 

Ata qytetarë që refuzojne të bëjnë sigurimin e detyrueshëm do të kenë disa penalitete.

"Subjektet që nuk lidhin kontratë sigurimi të detyrueshme nga ngjarjet e tërmeteve në zbatim të këtij ligji, i nënshtrohen masave shtrënguese si më poshtë:

Nuk marrin shërbime kadarstale;

Nuk marrin shërbime nga e-albania;

Nuk marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit", thuhet në nenin 33 të projektligjit. 

Në projektligj dhe relacion ende nuk ka një përllogaritje për ofrimin se sigurimit që do paguajnë qytetarët apo dhe bizneset që posedojnë një pronë. 

"Metodologjia e përcaktimit të primit, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga tërmetet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Fondit për Tërmetet pas dhënies së pëlqimit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare", thuhet në projektligj.

Kontrata e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet mbulon dëmet e ndodhura në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një apo disa ngjarje tërmeti të ndodhura gjatë periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar në policë.

Kliko këtu për të lexuar relacionin e plotë

Kliko këtu për të lexuar projektligjin e plotë

K.M/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grigor: 24/07/2025 16:42

    Vetëm për të çvatur çfarë na keni bërë deri më sot me taksat tona ky fond do shkoj në xhepat e kujt mor zotni në 1990 ishin të gjithë +5-5 ndërsa sot ???pse nuk mereni me verifikimin si u bën këto pasuri por talleni me njerëzit jo ujë 24 orë jo pastërtia që u qelbësira jo taksa e arsimit etj etj boll kanë një kufij gjërat

    Përgjigju
  • PIU: 24/07/2025 09:37

    Këtë e rrëzon Gjykata Kushtetuese kollaj fare. Shteti e ka detyrim kushtetues tu ofroj shërbime qytetarëve si Kadastra EAlbania apo QKB që thuhet dhe nuk mund ta kufizoj këtë detyrim me një ligj që i detyron qytetarët të sigurohen për diçka që janë lirë të zgjedhin.

    Përgjigju
  • Gazmend: 24/07/2025 08:48

    Para tërmetit, filloni me "sigurimin nga zjarri". Ndërtesat e larta nuk do të kenë shkallë zjarri! Njerëzit rrezikojnë të digjen!

    Përgjigju
  • Bravo: 24/07/2025 07:33

    Ah mer Sali qe na bëre nje ligj tjetër per te na zhvatur lekë, fajin e ka Saliu.

    Përgjigju
  • Iris: 24/07/2025 03:40

    Tek ne, inshurenca e shtepive eshte e detyrueshme vetem kur je duke paguar mortgage,pas kesaj je i lire te besh si te duash.Ne Shqiperi e kane konceptuar gabim.Jo vetem qe e kane bere te detyrueshme,por nuk e kane bere as si inshurence te pergjitheshme per shtepine,por e kane specifikuar vetem per termetin.Statistikat dhe kronika e zeze ne media tregon se ne Shqiperi shtepite digjen me shpesh e me rregullisht nga zjarret,shkendiat elektrike,qarqet e shkurter,bombolat e gazit qe shperthejne, se sa nga termetet qe jane shume te rradhe.Po te ishte e pergjithshme,mbulon cdo gje qe nga termetet e deri tek zjarret,permbytjet,rreshqitjet,etj.Kur t'i ndodhe dicka pronarit,p.sh nje dem nga rreshqitja e tokes dhe te shkoje te kerkoje demshperblim se shtepia i eshte care e plasur nga rreshqitja njelloj si nga termeti,do ja mohojne,sepse idiotet qe formuluan kete projektligj e kane specifikuar vetem /per deme shkaktuar nga termetet/.Avokatet e agjentet e inshurences vdesin per /hollesi/te tilla, qe e bejne te pamundur dhenien e inshurences dhe e lene nevojtarin qe pret me goje hapur ndihme financiare,sepse ka paguar gjithe ate premium e qe shpreson qe ne problemin me te pare do te jete i siguruar e i paguar, te mbetet me gisht ne goje fale ketyre /hollesive/ te nje ligji propozuar e katranosur nga te paafte.

    Përgjigju
    • Devis: 24/07/2025 08:24

      Jam plotesisht dakort me ju Iris.

  • Gabim politik: 24/07/2025 03:30

    Nuk duhet siguruar me detyrim sepse Shqipëria si vend sizmik nuk perballon asnje siguracion primin ndaj duhet hedh ne gjykate kushtetuese , primi duhet ulur dhe duhet patjeter edhe paga sipas zonave ne fusha termeti ndjehet me shume por duhet ose sigurim i pergjithshem ose nuk duhet vetem per termetet etj ? Pse sepse duke qene zone sizmike nuk ka asnje rast ku ne rast hazardi ti pergjigjet kesaj si fakt ! Pra po ra termet ne 2049 asnje kompani nuk paguan dot demet teorik ne Tiranë ? Ndaj ngjan si nje skeme “ponzi” nga gjanialiteti makaber qe rrit kostot e jetes ne tirane , duhet sigurimi jo me shume sesa 1-3€ vit per banese ne te kundert kthehet ne stimulim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?