Sport

Rikthehet Superliga me 3 supersfida/ Shkak COVID-i, Tirana e copëtuar kundër Teutës! Trajneri i Kastriotit: Kundër Skënderbeut vijnë 3 pikët e para

14 Tetor 2021, 14:40| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 15:39

  • Share

Këtë të shtunë pas pushimeve të kombëtares do të kthehet Superliga me javën e 5 që sjell disa përballje interesante si Teuta-Tirana, por edhe Partizani-Kukësi.

Udhëheqësit aktual të Superligës Tirana do të udhëtojnë në Elbasan të dielën në orën 19:45 për t’u përballur me Teutën kampione në fuqi, por kjo sfidë vjen ne një moment tepër delikat për bardheblutë. Pavarësisht se e kanë kaluar kovidin Majkëll Ngo, Taulant Seferi dhe Marseil Ismailgeci nuk do jenë në gjendje për t’u luajtur. E njëjta gjë vlen edhe Hoxhallarin, Gjumsin dhe Likën, që vetëm sot kanë lënë pas COVIDIN.

Ndërkohë po të dielën Partizani që ende s’e ka shijuar fitoren e parë pret në Air Albania Kukësin, ndërsa java e 5 do të nisë të shtunën me Laçi-Egnatia dhe Kastrioti-Skënderbeu. Krutanët e Ndreut besojnë se ka ardhur momenti për tre pikët e para në këtë sezon.

Ramadan Ndreu, trajner i Kastriotit: “Na shërben shumë kjo pauza, kishim nevojë për këtë pushim për të përmirësuar diçka sepse jemi mbrapa në kohë. Kundër Skënderbeut luajmë në fushën tonë, kthehen edhe lojtarët e dëmtuar kështu që është momenti për të marrë 3 pikët.

Java e 5 e Superligës do të mbyllet të hënën me Vllaznia-Dinamo në orën 19:45.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?