Rikthehet 'Tirana pa makina', aktivitete në qendër të kryeqytetit! Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

5 Maj, 07:19| Përditesimi: 5 Maj, 14:31

  • Share

“Kjo e dielë u kthye në atmosferë feste dhe larg zhurmave të makinave për qytetarët kryeqytetas. “Në ditën pa makina” Bulevardi Dëshmorët e Kombit në Tiranë gumuzhinte nga tingujt e muzikës, performancat e të vegjëlve dhe lojërave të ndryshme sportive”.

Bashkia e Tiranës rikthen “Tirana pa makina”, nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.

Qytetarët të favorizuar edhe nga kushtet atmosferike gjallëruan rrugët e kryeqytetit.

Ajo që binte në sy edhe këtë të dielë ishte prezenca e shumtë e turistëve të huaj, pothuajse më shumë sesa e atyre vendase, kjo edhe për shkak se sot është Pashka Ortodokëse dhe qytetarët kanë zgjedhur të festojnë me famljarët apo të largohen jashtë Tiranës.

Për mbarvajtjen e aktiviteteve disa rrugë u bllokuan kurse një pjesë u devijuan për disa linja të trasnportit publik. “Tirana pa makina” do të rikthehet sërish me datën 1 Qershorë.

Kufizohet qarkullimi i automjeteve

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues "Tirana pa makina', në datat 5 Maj 2024 dhe 1 Qeshor 2024, në periudhat kohore nga ora 06:00 deri në orën 17:00, në segmentet e mëposhtme:

 - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti.

- Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit" deri  në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali".

 2. Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën "Ibrahim Rugova", Bulevardin "Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri" dhe në rrugën 'George.Ë.Bush".

 3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

 4. Linja Nr. 13 "Tirana e Re" dhe Linja Nr. 2 "TEG - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni Trenit" të devijojnë në rrugën "Ibrahim Rugova".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?