Al Pacino si Tony Montana

VIP & Spektakël

Rikthehet Toni Montana, por kush do ta luajë rolin e tij?

29 Gusht 2018, 21:43| Përditesimi: 29 Gusht 2018, 21:46

  • Share

Vazhdojnë thashethemet për rikthimin e filmit “Njeriu me shenjë”. Regjisori Antoine Fuqua, është shprehur se po vijon punën me hartimin e skenarit dhe përshtatjen në një histori të ditëve të sotme.

 “Skenari është i thjeshtë. Një burrë i varfër që do të ketë gjithçka. Dhe nuk ndalet në asnjë moment, pavarësisht kush i del përpara”, ka thënë regjisori.

Por pyetja kryesore që i mundon të gjithë fansat e këtij filmi, është kush do të jetë zëvendësuesi i aktorit “Al Pacino” nën petkun e Toni Montanës? Prej kohësh është përfolur se roli i është propozuar Denzel Washington.

Ky i fundit mësohet se ka thënë “Atë rol e ka vulosur Al Pacino dhe s’diskutohet më”.

Filmi në versionin e ri do të flasë për një gangster që bëhet bos droge dhe shkon në Los Anxhelos. Xhirimet pritet të nisin në fillim të vitit 2019.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?