Me përfundimin e sezonit veror në rrugët e kryeqytetit janë rikthyer radhët e gjata të trafikut. Krahas shtimit të numrit të automjeteve shkak për krijimin e trafikut në kryeqytet është bërë edhe ndërhyrja në infrastrukture në disa prej akseve kryesore.
Më problematike situata paraqitet në akse si kryqëzimi i 21-dhjetorit, unaza e re dhe rruga që të lidh me rrethrrotullimin e ish-sheshit shqiponja dhe rrethrrotullimi i zogut të zi ku ka dhe më shumë qarkullim automjetesh.
Këtë problem e evidentojnë edhe qytetarët të cilët për mikrofonin e Report Tv shprehen se me këtë shqetësim ata përballen çdo ditë ku të paktën u duhen 20 minuta për të kaluar në këto akse.
“Përballeni shpesh me trafik në këtë aks? Përditë, 2-3 herë në ditë. Sa qëndroni në trafik? 15-20 minuta është e përditshme, këtu në darkë vonë ka trafik jo më ditën. Është shumë trafik i rënduar edhe kur të bëhet rruga e re kështu do të jetë gjithmonë se besoj se do të ketë zgjidhje. Kam 15 minuta që pres në trafik.”- u shprehën qytetarët.
Për të menaxhuar sado pak kaosin e trafikut që shkaktohet në këto akse të Tiranës nga ana e policisë rrugore ka një shtim në numrin e efektivëve.
Fashat e orareve ku vihet re më së shumti kjo problematike është në 07:00-09:00 kur qytetarët shkojnë për në punë dhe 16:00-18:00 kur ata kthehen në banesë.
Kjo situatë pritet të përkeqësohet edhe më shumë kjo për shkak se vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollave ç’ka sjellë dhe një shtim akoma me të madh të numrit te automjeteve.
DUHET NJE TUNEL NGA TRENI E DERI TEK KTHESA E KAMZES,,QE TE MOS KETE ME TRAFIK......
Përgjigju