Rishfaqet sërisht në dyert e gjykatës së Korçës, Myrteza Çaushi, ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës”. Pas dështimit në mujain korrik 2020 për të marë një lirim me kusht, Myrteza Çaushi, në muajin shtator, i është kthyer sërisht proceseve gjyqësore.
Kjo pasi në 29 shtator 2020 i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Korçës, duke kërkuar nga kjo e fundit që ti përllogarisë saktësisht, ditët e vuajtjes së dënimit, duke filluar nga momenti i arrestimit fillestar e deri në këtë periudhë, ku Myrteza Çaushi, ndodhet në burgun e Drenovës. Aktualisht çështja është rregjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese mësohet të jetë përzgjedhur Ervin Sulaj. Pritet që në ditët në vijim, ky gjyqtar të përllogarisë me saktësi se sa vite burg ka vuajtur Myrteza Çaushi.
Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Lartë me burgim të përjetshëm, por kërkon lirimin me kusht nga qelia, pasi ka kryer ¾ e dënimit në burg. Gajtë seancës në muajin korrik 2020, Zani Çaushi ka kërkuar që të hapet çështje penale sepse sipas tij i janë llogaritur saktë koha e dënimit të vuajtur. “…unë kam vuajtur më shumë se 31 vjet dhe jo 25 vjet siç e kanë paraqitur tek dinamika IEVP-së Korçë…”-deklaroi Myrteza Çaushi, para gjykatës gjatë debatit në muajin korrik.
Për më tepër në debat e sipër, Çaushi i kërkoi gjyqtarit Selaudin Pysqyli, që që të arrestonte të gjithë personat që i kishin vjedhur ditët e burgut.