"Riktheni emigrantët, diaspora ‘shpresë’ për zhvillimin teknologjik të Shqipërisë", BB: Investoni në teknologji, inovacion dhe arsimim

6 Gusht, 12:30| Përditesimi: 6 Gusht, 14:59

  • Share

Investimi në teknologji duhet të jetë prioriteti i vendeve në zhvillim dhe me të ardhura të mesme, në mënyrë që të transformojnë ekonominë e tyre, të shtojnë industritë inovative, të tërheqin investime e të shtojnë kapitalin njerëzor.

Në raportin e Bankës Botërore me fokus vendet me të ardhura të mesme ku bën pjesë edhe Shqipëria, fokusi i zhvillimit për të kapërcyer këtë fazë vihet tek teknologjia. Për Shqipërinë, mundësi e artë janë diaspora. Në raport thuhet se rikthimi i diasporës mund të sjellë për Shqipërinë shumëllojshmëri produktesh teknologjike. Në muajit e fundit vetë qeveria shqiptare ju ka bërë thirrje emigrantëve të vijnë të investojnë në vend, duke ju ofruar edhe lehtësi fiskale. Pikërisht këtu vihet theksi edhe në raport.

“Punëtorët janë shumë të lëvizshëm dhe i përgjigjen stimujve monetarë si dhe mbështetjeve kërkimore. Reduktimi i normave tatimore për punëtorët e rikthyer të kërkimit dhe zhvillimit mund të çojnë për një rritje të numrit të shpikësve. Nëpërmjet mbajtjes së shpikësve vendas dhe imigrimi i shpikësve të huaj, ndihmon në përhapjen e njohurive dhe produktivitetin”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Për 100 vendet që janë në kurthin e të ardhurave të mesme thotë Banka Botërore duhen arritur dy tranzicione themelore: fillimisht investim në teknologji të re nga e gjithë bota, duke imituar teknologjitë moderne dhe më pas inovacioni i cili duhet të përdoret në funksion të shtimit të vlerës së teknologjive për të prodhuar sa më shumë produkte novatore. Vetëm kështu mund të arrihet në një ekonomi më të sofistikuar.

Më tej në raport thuhet se politik bërësit duhet të mbështesin firmat e mëdha që duan të sjellin teknologji globale, por njëkohësisht duhet të fuqizojnë arsimin profesional, pasi duhet fuqi e kualifikuar punonjësish.

“Që firmat të bëjnë teknologji të reja, ata kanë nevojë për punëtorë të kualifikuar, furnizim të mjaftueshëm me inxhinierë, shkencëtarë, menaxherë dhe profesionistëve të tjerë shumë të aftë. Vendet që janë relativisht të hapura ndaj ekonomisë dhe ideve nga jashtë dhe kanë krijuar arsim të mesëm dhe formimin profesional të fortë”, thuhet në raport.

Investimi në arsim është domosdoshmëri, pasi ekspertët e bankës Botërore kanë vlerësuar se niveli arsimor i menaxherëve është faktor i rëndësishëm në adoptimin e teknologjisë sepse menaxherët më të arsimuar kanë më shumë gjasa të adoptojnë teknologjinë.

“Edukimi i një menaxheri është veçanërisht e rëndësishme për adoptimin e teknologjive të avancuara si planifikimi i burimeve të ndërmarrjes për administrimin e biznesit, kontrollin statistikor të bazuar në softuer ose sistemet e automatizuara për kontrollin e cilësisë dhe prodhimin e robotëve ose aditivëve për prodhim të avancuar”, vijon më tej raporti.

Investimi në kapitalin njerëzor dhe fuqizimi i arsimit është domosdoshmëri në kushtet e Shqipërisë, e cila po përballet me ulje të numrit të popullsisë, plakje të saj, emigrim dhe nja ana tjetër edhe rënie të lindshmërisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sapa: 06/08/2024 17:42

    Kur te behet shtet ne vitin 3000 atehere vijne emigantet ne atdhe!

    Përgjigju
  • Po mër po: 06/08/2024 17:12

    Po në mjekësi për mirëqenie sociale ekonomike dhe shëndetësore??? Kur e planifikoni të fillojë rritja e popullsisë se është në rënie të lirë!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?