Rikthimi i basteve sportive në vend është i pandalushëm onlinë, ky ishte rezultati i kryeministrit Rama, të cilin e kishte konsultuar edhe me homolgë të tjerë të cilët po ashtu e kishin ndaluar aktivitetin e lojërave të fatit.
Numri 1 i qeverisë tha se nga dy reagimet e drejtuesve ka reflektuar sa i përket faktit se rikthimi i tyre ndihmon në buxhetin e shtetit si rrjedhojë në investimin në sport si dhe nuk ua lejon këtë ‘treg’ në të zezë kriminelëve.
‘Dua të them dy gjëra si reagim apo reflektim pas fjalëve të dy personave kryesorë.
E para jam shumë dakord që nëse ne e kthejmë kokën pas se ku ishim jemi sot si dita me natën por nëse shohim përpara se ku do jemi, si nata me ditën.
Kemi arritur shumë por, faktikisht nevojat janë shumë më tepër sesa ato që kemi plotësuar. Kemi bërë palestra kudo dhe falë tyre kemi mundësi në të hyjmë në kalendarin e parë sportiv kombëtar me skuadrat sportive të fëmijëve. Kemi regjistruar afro 650 skuadra deri tani. E kuptoj mirë Fidelin se thotë dakord, po vitin tjetër, po vitin tjetër? Dhe nëse ne japim do e heqim nga diku tjetër. Arsyetimi bën sens, pse mos t’ia heqim nga duart atyre që s’paguajnë asnjë taksë dhe ushqejnë gjithë të keqen. Kemi bërë shumë përpjekje, por e vërteta është kjo anë kam parë anën tjetër duke u konsultuar me disa prej kryeministrave që i kanë të ndaluara komplet. Dhe përgjigja e sinqertë ka qenë online ka qenë i pandalueshëm, i pranishëm edhe në ato vende. Dhe në diskutimin që kemi bërë me ekspertë rezulton e pamundur të bllokohet. Më bën të pritur të jem i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje që kjo veprimtari të zhvillohet nga kjo veprimtari nga njerëz të cilët shkelin ligjin. Që kanë dalë aktiv elementë me profil të lartë në krimin e organizuar.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Drejtori i Komanduar i Policisë, Vocaj kërkon rihapjen e basteve! Rama: Vetëm online! Lekët të shkojnë për sportin, kulturën e rininë (VIDEO)
G.MO//ReportTv.al