Ushtarë të KFOR-it

Opinion

Rikthim i frikshëm i tankeve Ruse dhe i skenarëve destabilizues në rajon!

27 Shtator 2021, 16:13| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 16:17

  • Share

Së pari, duke ndjekur me indinjatë shtesë, “kërcitjen e zinxirëve të tankeve dhe avionëve Ruse në kufijtë shtetërorë të Kosovës”, sjell qëllimisht në vëmendje «thirrjen ulëritëse» të gazetarit të mirënjohur Çek Julius Fucik: “NJERËZ jini VIGJILENT” !

Ky «mesazh-epitaf», mbetet kambanë aktuale për të zgjuar dhe mbrojtur popujt nga projektet vrastare, si fashizmi apo regjimet barbare të çdo forme tjetër!

Profesionilisht, këtë zhvillim e gjej si «përgjigje të vonuar» për disa nga pikëpyetjet strategjike që u kam adresuar publikisht udhëheqesve të Beogradit dhe Rajonit në në 15 vitet e fundit.

“Rikthimi te Armët”, sigurisht kënaq ektremistët, krimin e organizuar, oligarkët e pushtetit dhe gardën e sekserëve të korruptuar por nuk u shërben aspak qytetarëve, as masave të mirëbesimit reciprok dhe as axhendës së integrimit Euroatlantik të vendeve të rajonit.

Si e tillë, shërben vetëm si mekanizëm i axhendës së politikanëve zullumqarë, për të mbajtur me çdo mjet/çmim (edhe me gjak) pushtetin, për të vjedhur pasuritë publike si dhe për të vrarë shpresat e bashkëjetesës paqësore mes qytetarëve të ballkanit.

Duke e parë kështu, rikthimi i frikshëm te: “tanket, avionët Mig-29, raketat dhe bashkë me to, endrrat Ruse, fryma e urrejtjes ndëretnike, rrënjët e destabilitetit si dhe te konfliktet e përgjakshme”, përçmon kujtimin për 300 mijë të vrarët si dhe vuajtjet dhe sakrificat e papërshkruara të qytetarëve të vendeve te Ballkanit nga makineria kriminale e Millosheviçit!

Falni por mos harroni (forget but not forgive) mbetet edhe SOT si “mesazh-EPITAF” jo vetëm për Kosovën e martirizuar, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën, Kroacinē, Slloveninë dhe Shqipërinë që e paguan aq shtrenjtë marrëzinë e Millosheviçit por edhe për USA, NATO-n, BE, UN etj. që kontribuan  aq shumë për paqen e rajonit të mbërthyer nga urrejtja dhe luftrat e përgjakshme !

Së dyti, ripërsëris edhe më qartë se përtej statuseve dhe protagonizmit populisto – nacinalist të udhëheqësve pa fuqi/këllqe në Fb: “Mbetet domosdoshmëri kritike dhe përgjegjësi e lartë shtetërore, përgatitja dhe jetësimi i njē Patforme Partneriteti Strategjik midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovēs”.

LEXO EDHE:  Situata e PD dhe mungesa e partnerëve që kanë elektorat/ Nga Alban Daci

Për më qartë, jetësimi i konceptit “Dy Shtete një Komb” dhe atij “mënçur” mbi sovranitetin, sigurinë dhe mbrojtjen mbarëKombëtare, si dhe zhvillimi i 12 projekteve të përbashkëta, do të duhet  të konfirmohet si përqasja afatmesme e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare”!

Thënë këtë, duhet nënvizuar edhe më fortē se kjo “përqasje e vonuar” nuk përben asnjë “kërcënim ndaj Serbisë apo vendeve të tjera të rajonit”!

Për më tepër, të gjitha vendet e rajonit, përfshi Serbinë mbeten shumë të mirëpritura të bëhen pjesë e projekteve mbi emergjencat civile (përfshi zjarret, përmbytjet, aksidentet industriale, ambjentaliste)  epidemitë shëndetsore, sigurinë kibernetike, reciprocitetin në dogana, etj !

Po ashtu, jam i bindur që kjo qasje e mënçur, do të inkurajohej dhe mbështetet nga  USA dhe NATO, pasi ka dekada që zbatohet me sukses mes vendeve Balltike (Lituani, Estoni, Letoni); vendeve Skandinave (Norvegji, Finland  Suedi), vendeve të ulëta (Belgjikë, Hollandë, Luxembourg), etj!

Së fundmi, përtej heshtjes së gjatë dhe dështimit të frikshëm të politikanëve zullumqarë për rikthimin te forca e armëve, shpresoj qē fuqia e arsyes së mendjeve të hapura të zgjohet, Paqja dhe Integrimi Euroatlantik të triumfojnë si “opsion dhe axhenda të vetme” për rajonin e mbushur me histori dhe udhëheqës gjakatarë!

Por, “Paqja, Stabiliteti dhe demokracia funksionale si USA dhe gjithë Europa, nuk janë dhurata të përjetshme” !

Në të kunďërt, ato mbeten kambana alarmi dhe mision i vetëm për të ndenjur “zgjuar”, punuar dhe luftuar fort kundër rikthimit te errësira e urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore!

Ndërsa në vend të mesazhit përmbullës, ritheksoj edhe mē fortë: “STOP rikthimit te tanket, avionët, raketat Ruse, skenarët e destabilitetit, mendjet e ndryshkura si dhe heshtjes së frikshme të politikanëve zullumqarë në Rajon”!

Komento

Komente

  • Nje ish ushtarak: 27/09/2021 18:07

    O ish gjeneral leshi, e pseudo- intelektual. duket qe je me skleroze...dhe qe jane harxhuar taksat e shqiptareve dhe amerikanve per shkolla e kurse qe nuk i ke merituar... Po ike e luaj tavull ca shkruan kot.. Fal po mos harro ( foget but not forgive) nuk shkojne. Kot perdor anglisht sikur gjoja perendimor, por ajo koke e jotja duket se nga kazani komunistanit ka dale. Analiza kot se koti....meqe do integrohemi te gjithe ...atehere ti heqim armet... Me leshko si ty jane carmatosur forcat e gjithcarmatosura te RSH.

    Përgjigju
  • Shqipe: 27/09/2021 14:36

    Analizzare kot,po ku është marterizuar Mali i zi apo Maqedonia o idiot jane shtete vetëm për të shtypur e ndarë popullin Shqiptar.Lene mbasandej marterizimin slloven me 15 ditë incidente dhe asgjē më shumë.Ke mësuar nga interneti një fjalë koti të një gazetari të huaj dhe don ta shitësh si I zgjuar dhe i urtë.Më mirë të kishe thënë"KREJT KOSOVA TË SHKATËRROHET KURRË SHQIPTARI SERB NUK BËHET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?