Sali Berisha

Opinion

Rikthim i PD në vlerat konservatore?! Mashtrim i njeriut që varrosi konservatorët dhe konservatorizmin!

26 Nëntor 2021, 13:07| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 13:08

  • Share

Nga Kavaja Saliu premtoi: “Partia Demokratike do të rikthehet me vlerat e saj konservatore, më e fortë se kurrë në 30 vite!”; pra edhe se ne themelimine vet!.. Çfarë demagogjie! Një mision i pamundur. Për shumë arsye dhe faktorë. Së pari Saliu shkatërroi gjithçka lidhet me trashëgiminë dhe tiparet konservatore të një partie te djathtë. Dy shëmbuj: Talli dhe shfarosi nga skena politike pinjollëet e konservatorizmit dhe gjithë shtresën e ish të persekutuarve. Goditi djallëzisht nën brez ish të përndjekurit. I dëmtoi ekonomikisht dhe psikologjikisht primarët dhe trashëgimtarët e kësaj shtrese.

Nën flamurin e ish të përndjekurve bënë karierë dhe u majmën jo pak antarë rrufjanë të PD, përfshi edhe vetë Sali Berishën. Qëndrimi ndaj pronës private ishte anarshist e kriminal. Sali Berisha duhet të sqarojë: Kush ia serviri projekt ligjin 7501? Përse nuk iua ktheu pronat ish pronarëve në vitet 1992-1996 por lejoi nxitjen maskarimin e dokumentacionit hipotekor për të realizuar tjetërsimin dhe vjedhjen e pronës së ish pronarëve? Së dyti asnjë mëndje e shëndoshë nuk gjykon se PD e vitit 2021 mund të jetë më e fortë se ajo e viti 1990. Kurrën e kurrës. Kushtet politike, sociale, psikologjike, mllefi i akumuluar ndaj ish PPSH ishin pjekur dhe kishin krijuar shtratin e përshtatshëm për themelimin shtrirjen dhe fuqizimin e një partie të djathtë opozitare. Ëndrra e shqiptarëve për të fituar frytet e lirisë, demokracisë dhe barazisë, për të shembur murin e rrethimit favorizonte fuqimisht mbështetjen popullore të gjerë për një parti opozitare, siç e gjeti PD. Së treti Saliu, dhe PD nën Saliun, kanë mbajtur qendrim anarshist, eklektik e deri kundërvënës ndaj dukurive të traditës, jo rrallë ka dhunuar të vërtetat historike, duke rrezikuar edhe interesat kombëtare. Kujtojmë qendrimin antikombëtar në momentet kyçe për Pavarsinë e Kosovës! E vetmja tashëgimi konservatore që gëzoi simpatinë e Saliut dhe u propagandua gjerësisht nga PD ishte Kanuni i Lek Dukagjinit; dhe ky për kodet e hakmarrjes. Së katërti në vitin 1990 e deri sa PD mori pushtetin, Sali Berisha në opinionin shqiptar u njoh si aspirues, katalizator dhe njeri me shpirt revolucionar për të sjellë ndryshimin që historia na e kishte ofruar. Por ky njeri nuk rezultoi i tillë. Koha provoi se në karakterin e tij ishin rrënjosur shumë vese e cene. Ai përvetësoi frytet e lëvizjes studentore dhe braktisi idealet e sajë. Së pesti në vitet 1990-1994 binomi Sali Berisha-PD ishte i preferuari i SHBA dhe BE. Aletaët Euro Atllantik kanë humbur besimin ndaj tij; kjo sepse Saliu nuk iu qendroi parimeve mbi të cilat nisi rrugëtimin politik. Ai la në baltë shqiptarët dhe aleatët; aq sa SHBA e ka shpallur Non Grata.

Padyshim ky proces  bën hije edhe mbi PD; për aq kohë sa të bashkëjetojë me Saliun. Së pesti dihet se në ambientin politk shqiptar të para vitit 1944 nuk militonte ndonje rrymë apo parti tipike e konsoliduar me rrënjë dhe ideale konservatore. Elaboruesit e sotëm të foltores thonë flash: “Partia Demokratike do të rikthehet me vlerat e saj konservatore,..”. Por kush janë ato vlera? Pse u braktisën ato vlera nëse ishin? Kush i prfaqëson ende ato vlera dhe a kanë më  bazë pronësore, historike, shoqërore, tradite që duhen promovuar etj? Më tej. Çfarë konservatorizmi do të na ofrojnë?! Do të përqafojnë konservatorizmin modern apo atë dogmatik, kur dihet se vet ish lideri i PD ka edukim dhe përvojë thellësisht dogmatike?! Nuk ka shtjellim. Sa më sipër, maksima: “Partia Demokratike do të rikthehet me vlerat e saj konservatore, më e fortë se kurrë në 30 vite!”, foltoren e ka kthyer në një kurth ku ish të përndjekurit, demokratët e kushdo tjetër të sulen si mizat në mjalt. Ai do të hedhë lumin dhe, ashtu si herë të tjera, ta shajë kalin; kupto mbështetesëit e foltoreve! A do t’ia dalë? Të shohim por duket shumë e vështirë!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?