Rey Manaj

Rikthim te ish-skuadra, Rey Manaj pranë firmës në Spanjë

15 Shkurt 2023, 22:05| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 22:06

  • Share

Rey Manaj është futbollist i lirë pas largimit nga Watford në Angli. Tanimë sulmuesi shqiptar po kërkon një tjetër strehë, me mediet në Spanjë që bëjnë me dije se është Albacete ajo që po kërkon një rikthim të 25-vjeçarit.

Sipas "Mundo Deportivo", sulmuesi shqiptar vendosi t’i japë lamtumirën klubit anglez. Manaj zbarkoi në Watford verën e kaluar pasi ishte lënë i lirë nga Barça, teksa vuan një dëmtim. Mediet spanjolle shkruajnë se dëmtimi do ta mbajë jashtë fushe të paktën deri në mesin e marsit.

Kështu, lushnjari ka gjetur një zgjidhje dhe është pranë firmës me Albacete, paçka se do mungojë disa javë. Pas aventurës te Inter, në verën e 2018 Manaj u bashkua me Albaceten ku luajti në dy periudha, para se të kalonte te Barcelona B dhe më pas te ekipi i parë i katalanasve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?