Alessando Del Piero, ish-kapiteni dhe legjenda e Juventusit kaloi 19 vite me fanellën bardhezi mbi shpinë, duke fituar shumë trofe. Tanimë Del Piero është pranë rikthimit në Torino, këtë herë me rolin e zëvendëspresidentit të klubit. Për herë të parë, ish-sulmuesi ka folur për këtë temë, duke thënë se zemra e tij është te Juventusi.
"Roli i zëvendëspresidentit? Pa dyshim që ka shumë thashetheme. Nuk dua të them “po” ose “jo”, nuk jam gati të jap një përgjigje, sepse është një gjë e madhe, por pa dyshim që zemra ime është aty.
E gjithë karriera si bardhezi - Kam qenë tifoz i Juventusit edhe para se të luaja për Juven dhe kalova nëntëmbëdhjetë vjet në klub. Kam jetuar krizën e vitit 2006 dhe e di që rindërtimi i një ekipi kërkon shumë kohë. Kur nuk luan në Champions League, humb shumë mundësi, u deshën vite për të fituar përsëri një trofe, por nuk jam penduar kurrë për zgjedhjen time.
Ana emocionale - Gjithmonë e shikoj atë që ndodh me Juventusin me një vizion tjetër, duke u përpjekur të mbaj mënjanë anën emocionale, por është shumë e ndërlikuar.
Dënimi - Ka shumë mundësi që të kthehen 15 pikët”, tha Del Piero.