Rikthimi i Bashës? Godole: Tezat e tij të vjetra! Do t’i kishte shërbyer më shumë PD-së nëse dilte në fushatë! Partia të bëjë një analizë të thellë

26 Maj 2023, 14:25| Përditesimi: 26 Maj 2023, 14:38

  • Share

Partia Demokratike duhet t’i nënshtrohet një analize të thellë pas humbjes së zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 maj. Kështu shprehet anëtarja e kryesisë së PD-së, Jonila Godole, e cila në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se partia duhet të futet në një proces zgjedhor për të gjitha strukturat. Sipas Godoles, PD ende s’ka thirrur një mbledhje kryesie, e shton se veç dorëheqjes së Alibeajt, duhet edhe të tjerë të kishin marrë përgjegjësi pas humbjes së thellë edhe persona të tjerë, në rastin konkret sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarja

‘PD u fut në zgjedhje e papërgatitur, pa 61 kandidatë vetëm me këshilla bashkiakë. Për mua e kam thënë shpesh ka qenë e pafalshme mënyra si u fut PD në zgjedhje dhe këmbëngul tek një analizë e thellë që duhet bërë. PD duhet të futej në një proces zgjedhor të të gjitha strukturave. PD ka nevojë për lidership të ri për një garë. PD ka nevojë për një alternativë të re dhe jo riciklim i tezave të vjetra.  PD duhet të bëjë një analizë. Këtu më duket se nuk bën njeri analiza pasi humbasin.

Duhet të kishim nisur me analizën dhe në thelb nuk kemi asnjë mbledhje të kryesisë tani. E kam kërkuar disa herë. Kemi pasur një dorëheqje të Alibeajt, një marrje përgjegjësia nga kryetari i komanduar, por kjo duhet të ishte shoqëruar edhe me marrje përgjegjësie të personave të tjerë në pjesën tjetër të lidershipit, i cili ka qenë i përçarë, që e futi PD-në në zgjedhje pa kandidatë, duke treguar se nuk kishin një vizion të qartë. Përgjegjësi duhet të kishte marrë edhe sekretari i përgjithshëm, nënkryetaren e partisë pastaj vjen kryesia dhe strukturat e tjera.’- tha Godole.

E pyetur në lidhje me takimin e ish-kryedemokratit me të rinjtë, Godole u shpreh se gjatë bashkëbisedimit nuk dëgjoi asnjë tezë të re, pro vetëm riciklim të ideve e tezave të vjetra. Sipas Godoles Basha do t’u kishte shërbyer më shumë demokratëve nëse do të bënte fushatë në zgjedhjet lokale.

‘Basha është deputet në parlament është në politikë. Një rikthim të rij nuk e di. Dëgjuat ju diçka të re me takimin e tij më te rinjtë? Nuk dëgjova asnjë tezë të re të tij. Riciklimi i ideve dhe tezave të vjetra që ai ka hedhur. Janë të njohura ato teza. Takimin me të rinjtë Basha duhet të kishte bërë gjatë fushatës elektorale, pse jo të kishte dalë aty dhe të mbështeste kandidatin Tiranës dhe tu jepte një mesazh të qartë votuesve. Takimi erdhi pasi doli rezultati i zgjedhjeve dhe rikthehet me teza të vjetra, s’po them mirë apo keq, por janë teza që ne i njohim. Do i kishte shërbyer më shumë kauzës së PD-së nëse do kishte dalë gjatë fushatës.’- u shpreh Godole.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?