Pesë vite pas operacionit ‘fundi i marrëzisë’ kur qeveria i dha fundit rreth 4 mijë pikave të vendosjes së basteve, një ligj i ri që i kthen bastet por këtë herë vetëm online është prezantuar këtë të mërkurë në komisionin e ekonomisë.
Ligji propozim i Qeverisë parashikon legalizimin, i cili sipas mazhorancës bëhet i domosdoshëm kur në treg ka një informalitet shumë të madh të këtij aktiviteti.
“Nisma e qeverisë atëherë për t’i dhënë fund një zallamahije, që kur qeverisnit ju, pra 4200 pika. Dukshëm është pranuar tani që ka një aktivitet ilegal. U arrit që të largoheshin përfundimisht nga çdo vend por po e pranon qeveria që ka një aktivitet ilegal që ta bëjmë legal” tha Eduard Shalsi.
Pranimin e dështimit të një beteje që qeveria i vuri ballin dhe sot kthehet pas e konsideroi opozita në komision ligjin e ri.
“Dështim të operacionit të trumbetuar forcë nga qeveria juaj. Sot kjo është marrëzia e fundit që po paraqet qeveria?” thotë Bujar Leskaj.
“Një ligj për të cilin unë edhe sot e kësaj dite jam në gjyq me Kryeministrin e vendit. Thatë që këto nuk do të ktheheshin më në asnjë formë. Po mbylleshin përfundimisht dhe mbylljet epoka e marrënies së shqiptarëve me lojërat e fatit. Pranohet dështimi dhe pranohet që në 6 vite kanë operuar bastet sportive", tha Jorida Tabaku.
“Ishte vetë Rama që tha se sa të jem unë nuk do të ketë lojëra fati dhe sa të jem unë s’do të ketë lojëra fati”, tha Edmond Spaho.
Shqetësimi i deputetëve opozitarë në lidhje me ligjin përqendrohej më së shumti në publicitetin që parashikohet për bastet në mediat elektronike.
“Është e pakonceptueshme që këto lojëra të reklamohen në media elektronike. Kushto që ka një internet ndodhet përballë një rreziku potencial të basteve online. Erdhët i thatë këtij parlamenti që po i hiqni nga shkollat dhe rrugët dhe po i vendosni përpara syve të shqiptarëve. Të paktën hiqni dorë nga reklamimi në mediat elektronike duke e vendosur në sy të fëmijë dhe të gjithëve", tha Jorida Tabaku.
Një qëndrim pro rikthimit të basteve por kundër mënyrës se si qeveria e ka sjellë e mbajti Erion Braçe. Deputeti socialist tha se ky aktivitet duhet të merret nga shteti.
“Ka pasur shumë kompani të kontrolluara nga banditë dhe ato që kanë qenë në territori kanë qenë nipte sekondare të këtyre kompanive. Nuk jam për këtë model por në një model krejt tjetër. Që ta marrë shteti, Ta ketë shteti dhe t’i rrijë përballë. Do kthehet në luftë siç ishte në luftë midis banditëve”, tha Erion Braçe, deputeti i PS.
Projektligji për rikthimin e basteve online pritet të miratohet nga qeveria në këtë sesion parlamentar. Ndryshe nga sa ndodhte deri në 2018 kur bastet ishin të legalizuara në Shqipëri, e mund të luaje dhe vije baste fizikisht në mbi 4 mijë pika, ligji i ri përcakton të drejtën e të ushtruarit të këtij aktiviteti vetëm në internet dhe nga jo më shumë se 10 operatorë, të cilët do duhet të plotësojnë disa kushte.
Ligji i ri kërkon që të gjithë ata që do të duan të luajnë duhet të regjistrohen me identitetin e tyre në sistemet online që do të jenë të disponueshme nga kompanitë e licencuara në këtë lloj aktiviteti, të dhëna të cilat do të ruhen për të paktën 3 vjet. Nuk lejohet asnjë pagesë nën dorë.
Të ardhurat e mbledhura nga aktiviteti i basteve sportive online do të orientohen drejt mbështetjes së sportit, kulturës dhe teknologjisë së inovacionit por dhe financimin e programeve të mbrojtjes së lojtarit. Operatorëve që do përfitojnë licencën për baste sportive, do t’u mbahet çdo vit 15% e të ardhurave të cilat parashikohet të shkojnë për financimin e projekteve ne fusha të ndryshme. Të ardhurat do administrohen nga një bord i posaçëm.
Sot në komisionin e Ekonomisë po diskutohet pr/ligji për hapjen e lojrave të fatit. Deputeti socialist propozon që lojrat e fatit të menaxhohen nga shteti. Një vendimmarrje e tillë do të ndalonte luftën e çdo lloj strukture ilegale apo legale.
Gjatë fjalës së tij iu referua modelit francez
“I referohem modelit francez të lojrave të fatit ku e gjithë loja është monopol shtetëror. Paratë e lojtarëve nuk i arkëtojnë kompanitë por shteti dhe operatorët marrin tarifën që u takon. Pra këtë veprimtari nga A tek Zh duke nisur edhe nga arkëtimi i të ardhurave e ka shteti. Ndryshe nga modeli që ishte, apo që u propozua për ti mbyllur fare apo për modelin që na vjen para. Dhe unë do të mbaj të njëjtin qëndrim. Tia japë shtetit këtë aktivitet, jo kompanive qofshin këto të OECD –së e as kompanive kombëtare”
Braçe është i bindur se një model i tillë do të ndalonte çdo luftë mes kompanive ilegale dhe atyre legale.
Jam për modelin që duhet ta ketë shteti. Sepse edhe kështu do të jetë një luftë mes atyre ilegalë dhe legalë. Sa kohë që ilegaliteti do të vazhdojë duhet të rrijë shteti përballë, jo në mes. Nëse ky aktivitet nuk mbyllet dot - dhe është provuar se nuk mbyllet dot askund, dhe këtë jua kam thënë edhe para 5 vitesh - ta ketë shteti. Shteti ti rrijë përballë çdo lloj strukture që do të jetë ilegale dhe që sipas këtij modeli do të legalizohet" tha Erion Braçe.
Në komisionin e Ekonomisë diskutohen “ Disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr. 155/2015, “Per lojerat e fatit ne Republiken e Shqiperise” te ndryshuar.
10 operatore bastesh -10 oligarke te rinj!! Duhet vene dhe mosha kur lejot te luash.Tek ne duhet te jesh 21 vjec qe te luash llotari e baste,apo te luash ne kazino.Nuk e di sa e ka Shqiperia moshen e lejuar te luaje.
Përgjigjue drejte qe operatoret te kreditojne faturat e bastit nga faqet e tyre online por kjo databaze te dhenash individuale duhet te menaxhohet po ashtu nga shteti sepse bixhozlinjte mund te hyjne ne keto faqe nepermjet account te llogarise se kreditit te rimbushur me top up pa patur nevoje fare tu japin te dhena sensitive operatoreve te ketyre lloj lojra basti
PërgjigjuErion Brace ka te drejte!
Përgjigju