Rikthimi i basteve online? Drejtori i lojërave të fatit tregon si parashikohet të funskionojnë

31 Gusht 2022, 11:30| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 13:54

  • Share

 

Drejtori i lojërave të fatit, Zhani Çakuli ka treguar rrugën që do të ndiqet për të luajtur në bastet sportive online. Nëse qeveria miraton ligjin ai tha se kanë parashikuar që të monitorohet online çdo transkasion, ndërsa të ardhurat do të dyfishohen.

“Unë do propozoja që nëse do bëhet kjo dhe online, do regjistrohesh dhe do futesh kartën ID. Më parë ishte vështirë të kontrolloheshin. Ndërsa sot ID do jetë në kohë reale. Ne parashikojmë që të ardhurat të dyfshohen nga kjo fushë. Cdo transaksion do monitorohet dhe të ardhura do të shkojnë nga 50 mln euro që kanë qenë ne parashikojmë që të ardhurat të shkojnë në 100 mln euro”, tha Çakuli.


Lajmi kryesor:

Drejtori i Komanduar i Policisë, Vocaj kërkon rihapjen e basteve! Rama: Vetëm online! Lekët të shkojnë për sportin, kulturën e rininë (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?