Rikthimi i basteve online, përcaktohen kriteret e licencimit, kompanitë garanci rreth 1.5 mln euro! 15% e xhiros taksë shtetit, jo aksionerë kriminelë

5 Prill 2023, 11:54| Përditesimi: 5 Prill 2023, 16:17

  • Share

Ashtu siç ishte paralajmëruar Qeveria ka bërë gati një projektligj për rikthimin e basteve sportive online, projektligj i cili tashmë është hedhur për konsultim publik. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin qëllimi kryesor i kësaj nisme është rikthimi i kategorisë së Basteve Sportive por tashmë vetëm në formën Online me qëllim formalizimin tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit baste sportive. Përjashtohet prania e pikave fizike të basteve. Ndërkohë që një tjetër qëllim i rikthimit sipas qeverisë është garantimi i të ardhurave të mbledhura nga aktiviteti i basteve sportive online në mbështetjen direkte në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit por dhe financimin e programeve të mbrojtjes së lojtarit. 

Të ardhurat do administrohen nga një bord i posaçëm, ku pjesëmarrës janë përfaqësues nga qeveria, Kryetari i Federatës Kombëtare të Futbollit dhe Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar. Deri në vitin 2018 vit në të cilin kanë operuar në tregun e lojërave të fatit kategoria e “Basteve sportive” janë arkëtuar në buxhetin e shtetit nga të gjitha llojet e tatimeve rreth 2 miliard lekë, ku 1.6 miliardë janë të ardhura nga tatimi mbi lojrat e fatit.  Kryeministri Edi Rama tha disa ditë më parë tha se nisma është një hap i rëndësishëm për të formalizuar këtë aktivitet bastesh, që sikurse theksoi ai është informal dhe favorizon paranë e zezë. Në katër vite janë konstatuar 4035 adresa bastesh të paligjshme, për pasojë u gjobiten dhe proceduan penalisht 135 subjekte dhe individë.

Në projektligjin e hedhur për konslutim thuhet se kompanitë që do të licencohen do të jenë të detyruara të lënë si garanci rreth 1.5 milionë euro, një fond prej 120 000 000 (njëqin e njëzet milionë) lekësh për mbrojtjen dhe garancinë ndaj lojtarëve ( në vitin e dytë bëhet jo më pak se 5% e xhiros) dhe një fond prej  50 000 000 lekësh për të garantuar shlyerjen e detyrimeve periodike ndaj AMLF-së, organit tatimor etj dhe organeve të tjera të shtetit.  Organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15 % të të ardhurave bruto nga loja.”

Ligji i ri ndalon publicitetin e lojërave të fatit në median e shkruar dhe atë audiovizive.

“Projektligji rregullon publicitetin e lojërave të fatit, ku ndër risit që sjell është publiciteti i aktivitetit të subjekteve të licencuara të lojërave të fatit në median audiovizive per kategoritë “Baste sportive online”, “Lotari Kombëtare” dhe “Bingo televizive” në kufizim oraresh, si dhe publiciteti pë kategorinë “Baste sportive online” në vendet ku zhvillohen aktivitetet sportive, si dhe e drejta që kanë këto subjekte për të qenë sponsor në skuadrat sportive”.

Kushtet e licencimet: 

Në nenin 10, të projektligjit parashikohet kriteret e licencimit të subjekteve të cilët do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë në kategorinë “Baste sportive online”. ndër kriteret kryesore janë që subjekti që do të licencohet duhet të ketë një kapital themeltar jo më pak se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë. Kompania duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit ne jo me pak se 3 shtete të BE/OECD dhe per jo me pak se 3 vjet, të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla. Një kriter i veçant është fakti që asnjë prej aksionerëve nuk duhet të kenë qenë të dënuar penalisht, nuk duhet të jenë në proces gjyqësor për vepra penale, nuk duhet të jetë në proces ekzekutimi të detyrueshëm për detyrime pasurore të pashlyera. Subjekti aplikues nuk ka detyrime tatimore të pashlyera.

Pse po rikthehen bastet sportive

Qeveria e argumenton rikthimin e basteve duke nënvizuar se me ndalimin e tyre në vitin 2018 ky aktivitet u kanalizua të ushtrohej në të zezë.

“Nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në kuadër të ushtrimit të detyrave të tij funksionale janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë  për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022 në total 1421 kontrolle nga ku janë realizuar konfiskime, procedime penale dhe masa administrative me gjobë për 135 subjekte dhe individ që operonin në mënyrë të jashtëligjshme në tregun e lojërave të fatit. Gjithashtu nga ana e AMLF-së janë raportuar 4035 adresa bastesh të paligjshme pranë AKEP më qëllim mbylljen e këtyre adresave”, thuhet në relacion.

Duke pasur parasysh këtë situatë është marrë iniciativa e rikthimit të kategorisë së Basteve Sportive në tregun e lojërave të fatit vetëm në formën e Basteve Sportive Online.

Projektligji ndër të tjera propozon si më poshtë:
Rishikimin e mënyrës së licensimit duke parashikuar kritere më të forta për organizatorët e lojrave të fatit;
Sigurimi i platformave online të sigurta;
Sigurimi i mënyrës së regjistrimit të çdo lojtari që luan baste sportive duke patur në kontroll çdo informacion dhe shumë të luajtuar;
Kryerjen e pagesave vetëm nëpërmjet agjentëve financiare;
Krijimin e komisionit të licensimit si një struktuvë vendimarrëse kolegjiale për licencimin e subjekteve që do të ushtrojnë aktivitet ne fushen e lojërave të fatit;
Sigurimi i mbrojtjes së lojtarit, jo vetëm nëpërmjet programeve sociale por dhe nëpërmjet fondit të garancisë për lojtarët; Për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 000 000 (njëqin e njëzet milionë) lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojtarët brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Relacioni

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Draft Projektligji

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Partizon: 05/04/2023 17:36

    Ta gezoj Olsi me Gazdemin se ja arriten qellimit.Gjasme shteterore.Mos u ngopshi.po su erdhi drejtesia nga njerezia do tju vij nga perendia.ilace po vodhet djeesen e Shqiptarit.

    Përgjigju
  • adi: 05/04/2023 15:32

    a beri kush nje llogari ca u fitua apo u humb qe u mbyll....a kerkoi njeri ndjes se qe te hapen prap i bjen qe u mbyllen me moton. mash mush menja mu....

    Përgjigju
  • Mario: 05/04/2023 14:32

    Masa gjysmake te shtrira vetem tek skedinat sportive duke lene jashte kazinote dhe bingot ne pika fizike kur edhe keto mund te luhen vetem online dhe emra te respektuar ne vendet e BE ka sa te duash qe vetem do i rritnin prestigjin ketij vendi. Po kujt ia thua kete mor aman. Pika qe nuk u bie kokes

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 05/04/2023 13:58

    Ky popull nuk e ka per here te pare bixhozin. Edhe ne kohen e Enverit sadoqe ju rrinte me dajak prape viheshin baste. Psh perpara derbit Tirana Partizani tek gjelltore Derri ne Tirane merrmin fshehurazi skedinat.

    Përgjigju
  • shoku: 05/04/2023 13:09

    Samir Mane & CO shto ene Fidel Yllin arritën qëllimin që kan patur me kohë ,marjen e bixhozit..

    Përgjigju
  • Beni: 05/04/2023 12:29

    Kriminelet i kane por kane fut emra tjere.. ato jane ne qetsi I menaxhojne dhe urdherojne! Sh mire qe hapni bastet shkatrrojeni kte popull Degjenerojini me keq se e keni be ka 40 vjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?