Rikthimi i basteve sportive, Ylli: Të nxirren nga errësira që të zhduket informaliteti! Muço: Do kontrollohen nga kriminelë e njerëz të afërt të qeverisë

26 Tetor 2022, 18:57| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 20:19

  • Share

TIRANË- Qeveria ka në plan që të rikthejë bastet sportive, vetëm online, nga janari 2023, i cili pritet që të sjellë sipas parashikimeve, nga taksat plot 2 miliardë dollarë. Të ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli dhe eksperti i ekonomisë Klodian Muço, binin dakord me rikthimin e basteve sportive, por hasnin kundërshti në formën se si do të rikthehen.

Ylli i qëndroi argumentit të tij se bastet sportive nuk janë mbyllur asnjëherë dhe se kërkon që të dalin nga errësira në dritë të diellit në mënyrë të kontrollohen se ku shkojnë paratë. Sipas Yllit, ato duhet të legalizohen, në mënyrë që të zhduket informaliteti. Ylli u shpreh se po shqyrtohen modalitet dhe forma sesi do të rikthehen, bastet ndërsa paralajmëroi se javën e ardhshme do të zhvillojë një takim me ministren e Financave. Ylli ftoi edhe opozitën që të bëhet pjesë e diskutimit, ndërsa shtoi se duhet të gjehet një mënyrë që çdo gjë të bëhet me transparencë të plotë.

‘Ne kemi pasur takimin me kryeministrin ku ishte gjithë sporti bashkë dhe gjithë sportistët elitar ku patëm një dëgjesë dhe shprehëm opinionin tonë ku thamë se bastet nuk janë mbyllur asnjëherë. Në kërkojmë ti nxjerrim nga errësira në dritë të diellit, kush i ka, kush luan, ku shkojnë ato para, me një kontroll siç i kanë të gjitha vendet e qytetëruara. Si është më e mira të dalin në sipërfaqe ti shikojnë dhe ti kontrollojë shtetit, apo të rrinë ashtu në errësirë. Ne më së fundmi pas 8 muajsh që sporti shqiptar, i bënë një peticion kryeministrit dhe kryeministri i përgjigjet sportit pas 8 muajsh, ishte e pafalshme! Nuk mund të injorosh sportin. Sport pa qeveri nuk mund të behët në asnjë vend të botës. Ne kemi ligjet dhe ka modele nga më të ndryshimet. Format janë nga më të ndryshmet, ne duam që këtë bisedë që bëmë me kryeministrin të fillojmë ta zhvillojmë dhe të bëjmë disa tryeza publike. Duhet të rujamë fëmijët që janë në moshën 18 vjeç mos të luajnë. Këto në rast se do të legalizohen do të zhduket informaliteti, të minimizohet. Kam kërkuar një takim me Ministren e Financave dhe më ka kthyer një përgjigje që këtë javë do të gjemë mundësinë të ulemi, për të shpjeguar modalitetet dhe ato do të zgjedhin. Kjo gjë do transparencë. Ne nuk themi që po u hapën këto që janë online nuk do të jenë më, por do të minimizohen!  Të gjehet një mënyrë më transparentë, të jetë dhe opozita pjesë e këtij komisioni. Qeveria të bëjë transparencë. Unë mendoj se këto para duhet të dalin në dritë të diellit, duhet të paguhen disa para, duhet të punësohen disa njerëz.'- u shpreh Ylli.

Ndryshe nga kreu i KOKSH, eksperti i ekonomisë, Klodian Muço u shpreh skeptik për mënyrën sesi qeveria do të rikthejë bastet sportive online dhe pë rmënyrën e menaxhimit dhe kontrollimit të tyre. Për gazetarin Arbër Hitaj, Muço u shpreh se po luhet në të zezë, ndërsa shtoi se qeveria po punon në një formë që po e mban të fshehur projektligjin. Muço tha se më parë ishin disa kriminelë që i kontrollonin bastet sportive dhe se sot sërish do të jenë disa kriminelë të rinj që do t’i kontrollojnë dhe se do të përfitojnë disa njerëz të afër të qeverisë.

‘Parimisht duhet të rikthehen, vazhdohet të lozet në të zezë. Problematika është se cila do të jetë forma se si do të rikthehen. Nuk po bëhet për sportin. Më parë shteti e kishte të vështirë ti kontrollonte. Qeveria nuk po e bën për të sponsorizuar sportin dhe s’keni informacion se çfarë po ndodh. Po punohet në një formë që qeveria po e mban të fshehur projekt ligjin! Duhen legalizuar pasi po kontrollohen nga ekonomia kriminale. Ti nuk po kontrollon dot deputetët! Unë jam për po, por për formën sesi do të legalizohet. Koha ka treguar se po përdoren këto aplikacione, por shtetit është i paaftë që t’i kontrollojë. Ishin disa kriminelë që i kontrollonin ikur, sot do të jenë disa kriminelë të rinj që do ta kontrollojnë. E shoh me shumë skepticizëm dhe do të përfitojnë disa njerëz që janë afër qeverisë. Nuk po mendohet as për qytetarët as për sportin thjesht për të pasuruar disa qytetarë. ‘- u shpreh Muço.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timi: 27/10/2022 16:25

    Shume mire qe ti kthejne bastet sportive se pak zhurme kane qytetet te mbushen kafenet qe jane poshte pallateve qe te shtohet zhurma me shume se keshtu duhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?