‘Rikthimi’ i Berishës, Imami në ‘Konstrast’: SHBA s’mund të ndërhyjë në punët e partive! Mbetjet e Bashës në PD tregojnë se ai ishte ‘kolonë e pestë’

25 Mars 2022, 18:40| Përditesimi: 25 Mars 2022, 20:17

  • Share

Ish-ministri demokrat, Arben Imami, tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se SHBA nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të partive politike në vendet e NATO-s. Ai tha se Enkelejd Alibeaj dhe pjesa tjetër e mbështetësve të Lulzim Bashës nuk kanë asnjë të drejtë morale që të kërkojnë largimin e Sali Berishës.

“Ky është një lloj sovraniteti. Ne kemi dhënë sovranitet aq sa kërkon organizata e NATO-s dhe kjo e fundit nuk merret me parti politike. Kjo është një çështje e kapërcyer prej muajsh. Është e vërtetë ajo që tha Berisha se sot Amerika është në një çështje relativisht të vështirë sepse demokratët dhe republikanët nuk kanë dhënë konsensus për shumë çështje të brendshme dhe të jashtme. Të gjithë faktorët strategjikë dhe gjeopolitikë tregojnë se ne në vitin 2013 kemi qenë në pozicionin e duhur” - tha Imami.

Ish-deputeti shtoi se gjithçka po ndodh këto orë në PD vërteton edhe një herë se Basha ka qenë një ‘kolonë e pestë’ brenda demokratëve.

“Marrëdhënia e Ambasadës Amerikane me Partinë Demokratike nuk është çështje e Yuri Kim ose jo. Palët do të komunikojnë si gjithmonë normalisht. Do takohen sekretarët e të tjerë sipas detyrave. Sot ka një vendim gjykate, ka një kundërshti. Ajo që nuk me çudit është që megjithëse  largua Basha, qëndrimet e asaj që ka mbetur në PD janë të njëjta me Bashën. Kjo tregon se Lulzim Basha është një vegël, një kolonë e pestë për të ruajtur brenda PD-së vlerat antidemokratike. Këtë po përpiqen të bëjnë dhe pasuesit e tij. Sepse nëse ne mendonim që e shkaktonte Basha këtë situatë, ja ku jemi që pasuesit po bëjnë të njëjtën gjë. Nuk pranohet mendimi i themeluesve, i qëndrestarëve dhe vendimi i gjykatave. Ajo që më ka bërë përshtypje është që këta marrin përsipër të gjykojnë ç’është e mira dhe ç’është e keqja. Në 18 dhjetor demokratët votuan në një referendum masiv. Alibeaj kërkon të më bindë mua se duhet të ikë Berisha dhe të qëndrojë ai”, deklaroi ish-ministri demokrat i Mbrojtjes për ‘Kontrast’ në Report TV.

Arben Imami u ndal edhe në politikën e jashtme të Shqipërisë, kryesisht në marrëdhëniet me fqinjët. Ai komentoi Ballkanin e Hapur teksa tha e ky i fundit është një koncept ideologjik që në fund synon rivendosjen e hegjemonisë serbe në rajon.

“Bashkëpunim në Ballkan është i domosdoshëm. Politika ndërkombëtare midis vendeve edhe sikur të jenë komunistët në krye, është tërësisht konservatore. Por në emër të një bashkëjetesë s’kemi pse të kapërcejmë koncepte që na bëjnë të ndryshëm. Teoria e Ballkanit të Hapur është ideologjike dhe synon vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon, gjë që ka dështuar për problemet serioze që shkaktoi në shekullin e kaluar” – tha Imami.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/03/2022 01:58

    A.Imami ka qene nje aktor medioker, si minister ka ca afera te diskutueshme,kurse si politikan eshte komplet i deshtuar.Amerika ka nderhyre vetem ne vende ku maskarenjte e politikes i kane shpetuar perballjes me ligjin per shkak te marionetave te tyre qe kane vendosur ne drejtesi si mburoje,ose ne ato parti ku lakej te tipit Imami me shoke me lepirjet, temenate e Hosanate e tyre,u zgjasin jeten ne pushtet kufomave politike te dekompozuara qe qelben nga era e krimeve dhe korrupsionit te pandershkuar qe kane bere.E keni pare ndonje here Ameriken te nderhyje ne vende si Italia,Gjermania,Britania,Franca,ku drejtesia eshte me te vertete funksionale? Maskarenj ne politike ka e do te kete cdo vend,por drejtesia nuk funksionon kudo njelloj.Z.Imami,kur i ben apologji Berishes,mos harro Noriegen dhe mos genjeni veten as ju,as Mesia jot,se do perfitoni nga diferencat qe kane PD dhe GOP mes tyre,nuk i njihni mire.

    Përgjigju
    • Lui: 26/03/2022 09:11

      Iris komplet dakord me ty. Biles do shtoja qe pothuaj e gjithe antaresia jane aq trushpelare sa nuk e kuptojne qe Saliu u kujtua te rimarre PD vetem kur u shpall nongrata. Dhe duket haptazi qe po kerkon te shpetoje lekuren e vet dhe familjarve te tij. Saliut kurre nuk i ka plasur per Shqiperine apo per shqiptaret. Dhe ato qe ai quan arritje, vizat apo NATO, ka qene thjeshte koicidence qe ka rastisur ai ne pushtet. Por puna eshte bere ne shume vite perpara. Gjths te gjithe ata qe flasin per dekomunistizim, jane te gjithe ata qe ndjekin modelin komunist te kultit te individit. Nga enverizem, kane kaluar ne berishizem. Dhe ai personi qe puthi foton e Berishes ne Shkoder flet shume se cfare lloji dhe soji jane ndjekesit e PD. Si perfundim, MJERE NE!!!

  • cuf dabjoni: 25/03/2022 21:44

    Imami e di mire se si perdoren kolonat e pesta sepse ka qwene vete ne PD si njeri i Ramizit e me vone i Linos.......

    Përgjigju
  • Ledi: 25/03/2022 19:58

    Imami ka te drejte te shprehet per partine e tij qe dhe dhembet ja ka thyer ,kur thote se USA uk ka te drejte te hyj ne punet e partise se tij pra Saliut.Harron bandilli se USA eshte partner strategjik i Shqiperise dhe ka pune me shtetin tone dhe jo ne ju.Ta gezoni PD e sorme dhe pafshit hahirin

    Përgjigju
  • Jim: 25/03/2022 19:16

    Nuk ju vjen turp qe mohoni SHBA per plakun Mere Nuk e kuptoni se koha e pinocetit ka mbaruar e ardhmja e tij dihet tani Kerkoni qe te rrije Edi Rama perjetesisht ne ate vend!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?