Kastrioti ka humbur shumë terren në javët e fundit të Superligës, duke përfunduar në vendin e 10. Për këtë arsye klubi vendosi të largonte Ardian Memën dhe ka rikthyer trajnerin Emiliano Çela me të cilin nisi sezonin. Mirëpo debutimi i tij do jetë shumë i vështirë, pasi për të kthyer skuadrën në shinat e duhura të dielën do përballet me Tiranën kampione në fuqi që aktualisht udhëheq Superligën.
“Pothujse nuk është trajneri i ri sepse ai ka bërë shumë mirë edhe më herët këtu. Jemi shumë të kënaqur që është rikthyer dhe shpresoj ta kalojmë këtë situatë me stërvitje, përkushtim dhe duke zbatuar detyrat e tij. Me Tiranën është një ndeshje shumë e vështirë. Kemi menduar shumë për këtë kundërshtarë dhe e presim me padurim si sfidë për të kthyer situatën. Për ta bërë më të mirë,”-u shpreh Adolf Selmani, futbollist i Kastriotit.
Java e 22 e Superligës do të nisë të shtunën me Laçi-Bylis, ndërsa po të njëjtën ditë do të luhet Teuta-Kukësi si dhe Partizani-Erzeni.
Ndërkohë po të shtunën në Kategorinë e Parë Flamurtari do kërkojë të rikthehet te fitoret pas barazimit 1-1 me Korabin, pasi në Vlorë pret Turbinën.
“Jan dy ekipe që kanë objktiva të ndryshme, me gjithë respektin për Turbinën, por ne do ta fitojmë besoj sepse i kemi të gjithë kualitet për ta bërë. Flamurtari sezonin e ardhshëm do ngjitet në Superligë,”-tha Alfred Ferko, drejtor i Flamurtarit.
Aktualisht Flamurtari ndodhet në vendin e tretë me 26 pikë, 1 më pak se Skënderbeu i vendit të fundit dhe 5 më pak se Dinamo kryesuese.