‘Rikthimi i dallëndyshes’, koncert i Ermonela Jahos në Opera! Sopranoja 'ngre peshë' zemrat e publikut

5 Gusht, 19:06| Përditesimi: 6 Gusht, 12:43

  • Share

Mbrëmja e djeshme nuk ishte e zakonshme për qytetarët kryeqytetas. Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho me plot emocione dhe mijëra përjetime u rikthye më fuqishëm se kurrë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke rrëmbyer zemrat e publikut me performancën live. 

“Rikthimi i Dallëndyshes” u titullua koncerti lirik i sopranos së mirënjohur shqiptare që u zhvillua edhe me praninë e tenorit të njohur Charles Castronovo, ku së bashku ngritën peshë zemrat e të pranishmëve.

Interesi qytetarëve për të ndjekur nga afër koncertin ishte i lartë, ndaj dhe biletat u shitën në kohë rekord para nisjes së evenimentit.

Për ata qytetarë të interesuar që nuk mundën të siguronin një bilete, Bashkia e Tiranës vendosi një ekran të madh para TKOB-së që artdashësit e muzikës të përjetonin kështu drejtpërdrejtë interpreetimin e sopranos së njohur.

Për artisten shqiptare rikthimi në vendin e saj dhe performimet për publikun shqiptar janë një vlerësim dhe privilegj për të, duke treguar kështu sadopak mirënjohjen që i ka dhënë ky vend.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?