Ermonela Jaho

‘Rikthimi i Dallëndyshes’, sopranoja Ermonela Jaho vjen me koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit

9 Korrik, 16:42| Përditesimi: 9 Korrik, 16:44

  • Share

Sopranoja shqiptare e njohur në botë, Ermonela Jaho kthehet në Shqipëri me një koncert për të mos u humbur. Koncerti do të mabhet më 4 gusht në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe krah Jahos do të jetë edhe tenori amerikan Charles Castronovo.

Koncert i titulluar “Rikthimi i Dallëndyshes” i cili do të udhëhiqet nga dirigjenti Jacopo Sipari di Pescasseroli shënon rikthimin e sopranos së mirënjohur Jaho në atdhe.

“Krenaria jonë në çdo skenë ndërkombëtare lirike, Ermonela Jaho, pasi ka “shtegtuar” në mbarë botën, rikthehet aty ku nisi gjithçka: në Shqipëri. Më 4 gusht, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, së bashku me tenorin amerikan Charles Castronovo në një mbrëmje për të mos u humbur”, shkruan TKOB në Facebook.

Koncerti mbahet më 4 gusht, në ora 20:00, në Teatrin e Operas dhe Baletit- Tiranë. Biletat online mund të rezervohen në www.myticket.al.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 12/07/2024 09:07

    Ermonela Jaho eshte patjeter kengetarja e muzikes klasise ne mos me e njohura por shume shume e njohur ne bote,qe asnje shqiptar nuk ka arritur ne at nivel.Patjeter kengetar apo kengetare te ketij zhanri(operistik) si E.Jaho lindin nje here ne njeqind vite ne cdo komb.Ndaj ajo eshte krenaria jone kombetare e patjeter mburrja kombit tone.As nje kengetare operistike e kombit tone nuk ka arrit ne at nivel si te E.Jaho. Prandaj E.Jaho i ben nder puplikut shqiptar e institucioneve te artit prania e saj atje. Bravooooo Ermelinda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?