Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hekuran Maneku” në qytetin e Patosit kanë mundësi të ndjekin mësimin, por edhe aktivitetet sportive në mjedise të rehabilituara falë investimit të Bankers Petoleum Albania.
Shkolla, e cila ndodhet në lagjen 29 Marsi, i shërben çdo vit 277 nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Investimi i Bankers Petroleum Albania përfshin rikthimin e gjelbërimit dhe funksionim sa më të mirë të aktiviteteve sportive në shkollë. Një risi e kësaj shkolle janë mjediset e përshtatshme për zhvillimin e kompeticioneve të ndryshme sportive ndërmjet shkollave, apo aktiviteteve të ndryshme.
Sipërfaqja totale ku shtrihet shkolla “Hekuran Maneku” është rreth 6,600 m2.