Trembëdhjetë policë dhe shtatë civilë u plagosën gjatë trazirave të së martës mbrëma në Beograd, për shkak të paralajmërimeve për rikthimin e masave të izolimit dhe bllokimit për një afat dy javorë.
Autoritetet kanë raportuar se të gjithë të plagosurit u transportuan në Akademinë Mjekësore Ushtarake.
Përleshjet shpërthyen pasi një grup protestuesish u përpoq të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, duke bërë që policia të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Turma pranë hapësirës së kuvendit u shpërnda rreth orës 1:30 pas mesnate.
“Gjendja është alarmante”, tha Vuçiç, duke shtuar se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë. Ai gjithashtu theksoi se duke filluar nga data 8 korrik, në Beograd do të ndalohet çdo tubim publik me më shumë se 5 persona.
Lajmi kryesor:
Serbi, protesta të dhunshme në Beograd kundër masave kufizuese, 'pushtohet' Parlamenti (VIDEO)
/r.k./ReportTv.al