Messi dhe Tebas

Rikthimi i Messit në Barcelonë? Presidenti i La Liga-s ul shpresat për katalanasit: Shumë lojtarë duhet të largohen nga skuadra

28 Prill 2023, 18:57| Përditesimi: 28 Prill 2023, 19:00

  • Share

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi prej kohësh është i lidhur tashmë me një transferim të mundshëm në klubin ku u kthye në legjendë, në Barcelonë. Tifozët shprehen antuziastë dhe klubi ka nisur përpjekjet për të arritur një marrëveshje me ‘pleshtin’ i cili aktualisht është lojtar i PSG-së.

Barcelona ka kërkuar që lojtarët aktualë të skuadrës të ulin pagat e tyre ndjeshëm në mënyrë që të realizohet transferimi i Messit.

Mirëpo situata nuk shihet njëjtë nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas i cili ka deklaruar se rikthimi i Lionel Messit në Barcelonë do jetë shumë i ndërlikuar për katalanasit për shkak të problemeve të tyre financiare.

“Nëse më bëni pyetjen sot, kthimi i Messit në Barça është shumë i komplikuar. Ne duhet të shohim se si do të evoluojë kjo, por duhet të plotësohen disa kushte, lojtarët e Barçës do të duhet të largohen, do të duhet të ketë një ulje të pagave. Dhe atëherë duhet të dini se çfarë rroge do të kishte Messi në Barça”, u shpreh ai në një intervistë për mediat spanjolle.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?