Rikthimi i 'Prefektit', aktori Laert Vasili në Report Tv: Teatri do ndezë debate dhe do të përcjellë mesazhe! Pse nuk shqetësohen për foton e Berishës me ish-diktatorin Hoxha?

3 Dhjetor 2021, 20:01| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 21:05

  • Share

Aktori Laert Vasili, i ftuar në Report Tv foli për rikthim e 'Prefektit' në Teatrin Kombëtar. Ai tha se Teatri do të ndezë debate politike dhe do të përcjellë mesazhe. Ai deklaroi se Teatri do vazhdojë me misionin e saj që është të ndërgjegjësojë masat dhe të vendosi gishtin aty ku dhemb më shumë.

Ndër të tjera Vasili tha se pse nuk shqetësohen përfaqësuesit e një partie politike shumë të madhe me drejtuesin e tyre, që nga pozon i fortlumturuar me ish-diktatorin Hoxha dhe pastaj thotë poshtë diktatura, duke iu referuar fotos së Berishës me Enver Hoxhën.

“Prefekti është vepër politike, veprim politik. Teatri gjithmonë e ka për detyrë por është e sigurt që do përcjellë mesazhe, se ndryshe nuk do ishte tatër, por argëtim me kokoshka.”-tha Vasili.

Sakaq, Vasili tha se shpeshherë në Shqipëri është sulmuar në mënyrë të pamëshirshme Teatri, dhe kjo tregon frikën e ligjvënësve shqiptar.

“Tundin grushtat në parlament me njëri-tjetrin me diplomat e tyre të rreme, ai nuk është teatër, por estradë. Nuk ngatërrohet basketbolli me futbollin edhe pse janë lojëra me top. Në atë estradë parlamentare ku zonja e zotërinj japin përkufizime si duhet të jetë ka të bëjë me fashizmin, ku një regjim totalitar përcakton si duhet shkruar e si duhet bërë një vepër. Urdhër përmes kanosjes. Nga njerëz që diplomat dhe masterizimet e tyre janë të kopjuara.”-tha Vasili.

Më tej ai deklaroi se artistët vendosen në tabelë qitje nga politika, dhe kjo tregon frikën e politikanucëve nga teatri. Ato që përbaltin misionin e teatrit nuk kanë dijeni se për çfarë bëhet fjalë tha Vasili. Sakaq, aktori tha se sa i përket temës nëse duhet të ketë debat apo jo është ndezur debati nga njerëz të painformuar se çfarë ka ndodhur..

“Në rastin e komedisë Prefekti, të shkruar nga Besim Levonja me urdhër të regjimit komunist, kemi të bëjmë me një përbaltje të njeriut në fjalë, Qazim Mulletit. Në qoftë se kjo vepër s’do kishte këtë emër personazhi me këtë emër, por Laert Vasili, a do kishte këtë emër reagimi? ”-tha ai.

Në përfundim, aktori Laert Vasili deklaroi se përse nuk shqetësohen përfaqësuesit e një partie politike shumë të madhe me drejtuesin e tyre që nga një anë pozon i fortlumturuar me ish-diktatorin dhe pastaj thotë poshtë diktatura, duke iu referuar fotos së publikuar të Sali Berishës me diktatorin Enver Hoxha. Ndër të tjera Vasili tha se njerëzit qesharakë nuk i bëjnë dot gjë teatrit duke i quajtur njerëz me diploma të rrjeme.

"Njerëzit qesharakë nuk i bëjnë dot gjë Teatrit. Madhështia e Teatrit do vazhdojë si këto 30 shekuj të njerëzimit. Ju përdorni fjalën aktor politik. Aktori politik është një politikan që dëshiron të bëhet aktor por nuk u bë dot, dhe u bë hajdut. Më thoni një njeri që ka hyrë në politikë me 3 lekë, dhe ka dalë me 3 lekë e gjys. Aktori që luan rolin e Hitlerit, çfarë duhet të bëjë, të kërkojë ndjesë? Duhet të rishikojmë, jam pro rishikimit, janë ndezur debate absurde, që italianët e gjermanët nuk ishin pushtues. Në këto 30 vjet, sa anëtarë ka në parlamentin shqiptar që kanë qenë faktorë të diktaturës? Esat Pashë Toptani, apo Ahmet Zogu, ishin tradhtarë apo jo? Duhet ti rishikojmë."-tha Vasili.

Kujtojmë se leximi në Teatrin Kombëtar të veprës “Prefekti” të Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit, ngjalli një sërë kritikash. Sipas kritikëve në vepër ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitet e pushtimit nazi-fashist. Ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?