Foto e publikuar nga Erion Braçe

Politikë

Rikthimi i 'Prefektit'/ Braçe: Qazim Mulleti, fashist! Kur politika vendos si duhet të jetë komedia është rikthim në fashizëm e hoxhizëm

2 Dhjetor 2021, 11:15| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 11:19

  • Share

Pas rileximit në skenën e Teatrit Kombëtar të veprës “Prefekti” ka reaguar edhe deputeti i PS, Erion Braçe. Ai shprehet se Prefekti Qazim Mulleti ka qenë i komanduar në atë post nga Fashistët e Nazistët dhe është bashkëpunëtor i tyre. 

Më tej, Braçe shkruan në rrjete sociale se kur politika në shekullin e 21-të nis të vendosë se si duhet të jetë komedia e parodia, është rikthim në fashizëm e në hoxhizëm.

Deputeti thekson se fashizmi është krim, nuk është as opinion, as komedi dhe as teatër ndërsa liria e njerëzve për të parë botën si duan, e bërë komedi, parodi, art në përgjithësi, është kushtetuese.

Statusi i Braçes

Kujtojmë se leximi në Teatrin Kombëtar të veprës “Prefekti” të Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit, ngjalli një sërë kritikash. Sipas kritikëve në vepër ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitet e pushtimit nazi-fashist.

Ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti.

Aktori që e risolli veprën është Arben Derhemi dhe sipas shoqatës fakti që ky aktor është nga Tirana e bën edhe më të turpshme ngjarjen. Nga ana e tij, aktori Arben Derhemi, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?